Sot hyn në fuqi vendimi, këto automjete nuk do lejohen të importohen në Shqipëri

Sot hyn në fuqi vendimi, këto automjete nuk do lejohen të importohen në Shqipëri

Sot hyn në fuqi ndalimi i bërë nga qeveria shqiptare nëpërmjet një Vendimi të posaçëm për importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet dhe makinave më të mëdha me një moshë mbi 15-vjeçare. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar qytetarët dhe bizneset se ditën e diel hyn në fuqi VKM Nr. 633, datë 26.10.2018 “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.

Kush lejohet
Ky vendim zbatohet për mjetet motorike të kategorisë M (M1, M2) për transport njerëzish dhe N (N1) për transport mallrash. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, lejohen të regjistrohen për herë të parë për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë, mjetet motorike dhe automjetet, të cilat plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;

b) Mjetet motorike të tjera të reja si motorë, autobusë, kamionë të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 5, të Bashkimit Evropian;

c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 4) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri;

ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura si motorë, autobusë, kamionë, të kategorive M2 dhe N1, (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat përmbushin normën Euro 3) duhet të jenë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri.

Të gjitha makinat e vogla që janë me moshë mbi 10-vjeçare dhe ato të mëdha me një moshë mbi 15-vjeçare do të kthehen nga Dogana dhe nuk do të lejohet hyrja dhe regjistrimi i tyre në Republikën e Shqipërisë. 

Kështu, në dhjetor 2018 do të lejohen vetura me vit prodhimi jo më larg se 2008, ndërkohë që për kamionë e autobusë mosha e prodhimit për importim nuk duhet të jetë më larg se 2003-shi. Por, nga 1 janari shifrat ndryshojnë: makinat e vogla duhet të jenë më vit prodhimi jo më larg se 2009-a dhe ato të mëdha për transport njerëzish e mallrash jo me të vjetra se viti 2004.  

Përjashtime
Ky vendim nuk zbatohet për importin e automjeteve të hershme me interes historik dhe koleksionimi, siç janë: automjetet e prodhuara deri në dhjetor 1970; automjetet e prezantuara si model i prodhimit deri më 31 dhjetor 1970, pavarësisht vitit aktual të prodhimit të një automjeti të veçantë; automjetet, të cilat paraqesin vlera teknike muzeale apo kulturore, trashëgimi tradicionale dhe sociale. Po kështu, nuk zbatohet për importin e mjeteve motorike, të cilat janë të importuara nga subjekte fizike e juridike, me qëllim ndihmën humanitare, në përputhje me legjislacionin kombëtar që rregullon donacionet dhe ndihmat humanitare.

Vendimi i Këshillit të Ministrave që hyn në fuqi 30 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, pra nga data 2 dhjetor 2018.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 02/12/2018 13:18

    Jemi me te arritur se dhe Luwembourgu ku nje ligj I tille nuk ekziston. Norma Euro4 eshte ne gjdo makine qe nga 01.01.2006 po ne kemi super ministra que ju duhet poshte 10vjeçarit qe te ndihmojne importuesit qe edhe shesin prap makina euro4 dhe euro5 te reja apo pa norme euro fare mjafton tju kerkosh certificaten Reception CE qe nuk e kan se jane ( te prodhuara ne Korene e jugut epo Brazili) Pyeteni veten o popull se kust ja shisni voten se ato leke qe po ju jep do ju a marrin 10fish dhe ska te ardhme per te rijnte. Vas medet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda

OKB i kërkon Britanisë së Madhe të anulojë ligjin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda