Nesër mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja si do të devijohet trafiku

Nesër mbyllet autostrada Tiranë-Durrës, ja si do të devijohet trafiku

Autostrada Tiranë-Durrës

Autostrada Tiranë-Durrës është hapur vetëm për fundjavën, pasi nesër në orën 06:00 do të nisë faza e tretë e punimeve në segmentin Maminas – Sukth në drejtimin Tiranë– Durrës. Të interesuarit duhet të kenë parasysh devijimet e rrugës dhe se si duhet të qarkullojnë për të mos pasur probleme.

Devijimi i trafikut do të fillojë nesër në orën 06:00 

Trafiku ne drejtim Tirane-Durres devijohet ne kryqezimin e Maminasit ne drejtim te rruges dytesore. Automjetet qe udhetojne nga Tirana ne drejtim te Durresit duhet te futen ne nenkalimin e Maminasit ( Lalezit) te Autostrades dhe te vazhdoje ne rrugen dytesore deri ne kryqezimin e Sukthit dhe ne vazhdim mund te dalin perseri ne autostrade ose te vazhdojne ne rrugen dytesore.

Njoftimi i ARRSH

Ky devijim do të vazhdoje deri ditën e enjte

Keshillojme gjithashtu qe mjete e transportit te rende qe udhetojne nga Fushe Kruja ne drejtim te Durresit te kthehen ne rrugen dytesore ne Vore duke perdorur nenkalimin e rruges se re.

Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.

Njoftimi i ARRSH

Të hënën e kaluar nisën punimet në autostradë, ndërsa segmenti i parë ku u ndërhy ishte Qafë Kashar-Vorë, të premten përfundoi segmenti i dytë Vorë-Maminas, ndërsa do ndërhyhet në segmentin Maminas-Sukth.Në fundjavë autostrada u hap, pasi fluksi i mjeteve që lëviznin  drejt qytetit bregdetar është i lartë për shkak të sezonit turistik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit