Nevojat e qytetarëve, Shqipëria
ambasadë në Australi në 2018-n

Nevojat e qytetarëve, Shqipëria<br />ambasadë në Australi në 2018-n<br>
Në projekt-programin e përgjithshëm analitik të projekt-akteve për vitin 2018, të publikuar tashmë edhe në Fletoren Zyrtare, ndodhet një kalendar i VKM-ve që pritet të shqyrtojë dhe miratojë Këshilli i Ministrave për vitin 2018.

Ndër to, një akt i rëndësishëm është edhe ai i ngritjes së një ambasade të re të Republikës së Shqipërisë në një shtet të madh dhe të rëndësishëm sikurse është Australia e largët.

Në argumentimin që i ka bërë qeveria domosdoshmërisë për një nism të tillë janë: “Nevojat e shumta të qytetarëve shqiptarë rezidentë të ligjshëm në Australi për legalizim dokumentesh, lëshim lejë kalimi, asistencë për të ndaluarit, aplikime për heqje dorë nga shtetësia, verifikime të ndryshme etj. Intensifikimi dhe rritja e marrëdhënieve politike, diplomatike, kulturore dhe ekonomike me Australinë dhe vendet e rajonit të Paqësorit dhe Azisë. Forcimi i lidhjeve të shtetasve shqiptarë që jetojnë në këtë shtet kontinent me shtetin amë. Ofrimi i shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë që jetojnë në këtë shtet dhe atyre që ndodhen në udhëtim dhe kanë nevojë për asistencë konsullore, si dhe për shtetasit e huaj të vendeve që janë nën juridiksionin e këtij misioni”.

Për hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanberra të Australisë është ngarkuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila do të përballojë shpenzimet që nevojiten për këtë nismë.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja