'Newsweek' zbardh skenarin e Serbisë: Ka punuar në heshtje për shkëmbim territoresh me Kosovën

'Newsweek' zbardh skenarin e Serbisë: Ka punuar në heshtje për shkëmbim territoresh me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

"Natyra e vështirë e mosmarrëveshjes, që zgjat prej dekadash në Ballkan, po detyron ligjvënësit të marrin në konsideratë zgjidhje që komuniteti ndërkombëtar i ka shmangur prej kohësh". Kështu e fillon shkrimin e saj “Newsweek”, që nënvizon se Serbia ka punuar në heshtje për një shkëmbim territoresh me Kosovën, e duket se propozimi nuk është i varrosur. Kjo do të bënte që pjesë të Veriut të Kosovës të këmbeheshin për një copë të Serbisë Jugore.

Ripërcaktimi i kufijve mund të hapë rrugën që Serbia të njohë Pavarësinë e Kosovës, gjë që do t’i çonte të dyja vendet më afër qëllimit të tyre për t’iu bashkuar BE-së. Qëndrimi i presidentëve Vuçiç dhe Thaçi, tashmë është i ditur, ndërkohë që SHBA dhe BE deri më tani janë shprehur kundër rishikimit të kufijve, që do të ndanin komunitetet etnike.

Është si të hapësh ‘kutinë e pandorës’ për precedentë të rrezikshme për vende si Ukraina, etj.”, thotë Ricard Kramer, ekspert në Institutin e Kërkimeve për Politikat e Huaja në SHBA.

Disa analistë argumentojnë se, një shkëmbim territoresh do të ketë pasoja në të gjithë rajonin, me Bosnje-Hercegovinën më të rrezikuarën. Edhe Kisha Ortodokse serbe e kundërshton idenë, pasi pjesa më e madhe e trashëgimisë së saj kulturore është e përhapur nëpër Kosovë, e çdo vendim që do të çonte në njohjen e Kosovës nuk është i pranueshëm për të.

Por, ideja po bëhet gjithnjë e më e pranueshme në qarqet politike në Uashington, e madje edhe mes disa politikanëve në Prishtinë. Sir Ivor Roberts, ish-ambasador britanik në Jugosllavi, ka argumentuar publikisht se një shkëmbim territoresh do të ishte e vetmja mënyrë për të bindur Serbinë të njohë Kosovën.

Departamenti amerikan i Shtetit nuk iu është përgjigjur kërkesave për koment për këtë propozim. Deri më tani, SHBA ka kundërshtuar ndarjen, por disa analistë thonë se kjo po ndryshon nën administratën e presidentit Trump. Në një intervistë dhënë në korrik, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie refuzoi të përjashtonte mundësinë, që Uashingtoni mund të mbështeste ndarjen e Kosovës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TONIN: 10/08/2018 00:10

    ARBERI nuk eshte ashtu si thua ti per te vetmen arsye sepse une kam pasur vllain ne shefi e nuk kam mundur me u marr vesh me te,dhe i kam shitur shtepin pothuaj se fal,kurse me serbin shqiptari historikisht nuk ka pasur gje te mire pervec luftrash.une respektoj vendimin e presidenti Hashim respekt.

    Përgjigju
  • Populli i thjesht: 09/08/2018 23:59

    Une mendoj se Hashimi eshte nje presid.moderne per rishikimin e kufirit me serbin duhet sepse kur eshte djalli ne shefi duhet bere leshim nse edhe me dem eshte,

    Përgjigju
  • Arbëri: 09/08/2018 22:01

    Hashimoviqi jo që duhet larguar nga negociatat me serbin por, ky duhet larguar nga Posti i presidentit urgjent dhe drejt e në Burg !!! Ky është tradhëtar i kombit ...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK