Neymar telefonata kostante, Barca kërkon të vendosë Paris SG me “shpatulla pas murit”

Neymar telefonata kostante, Barca kërkon të vendosë Paris SG me “shpatulla pas murit”

Neymar

Një vit e gjysëm pas transferimit sensacional te Paris SG, Neymar raportohet se po këmbëngul për rikthimin te Barcelona. 26-vjeçarit i mungon shumë qyteti, por mbi të gjitha shokët e vjetër të skuadrës. Gazeta madrilène “AS” shkruan se braziliani ka bërë telefonata kostante drejt klubit katalanas për të reaguar dhe për të pranuar rikthimin e tij, veçse diçka të tillë e thonë burimet brenda Barcelonës të cilët mendohen të jenë ata persona që nuk e shmangën dot transferimin e futbollistit te Paris SG.

Gjithsesi dëshira e Neymar mbetet, por cili është problemi? Barcelona nuk do të ulet në diskutim me Paris SG dhe të kërkojë Neymarin. Kjo pasi katalanasit janë në dijeni te problemeve me “fair playn financiar” që kanë francezët dhe për këtë arsye këta të fundit do të jenë të detyruar të shesin një mes brazilianit dhe Mbappe-s. Si rrjdhojë Barcelona pret që Paris SG t’ia ofrojë atyre në ‘piatë’ Neymarin. 

Një strategji e mirëmenduar, por që prishet nga Real Madrid, klub i cili gjithashtu është I interesuar për “yllin” brazilian. Hipoteza se Neymar mund të shkojë te “galaktikët” tërbon Barcelonën, e cila nga ana tjetër ka gati planin B. Katalanasit për të rikthyer brazilianin janë të gatshëm për të sakrifikuar Coutinho-n ose Dembele-n, dy futbollistë që pëlqehen nga Paris SG dhe që mund të ulin goxha shifrën që pretendohet për Neymari-n.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë