Nga arrestimi i Liri Belishovës te krimet e Hoxhës, si u panë në median perëndimore

Nga arrestimi i Liri Belishovës te krimet e Hoxhës, si u panë në median perëndimore

Liri Belishova dhe Enver Hoxha

Shkëputja nga Moska u pa nga media perëndimore si një mundësi që Enver Hoxha të mbijetonte në pushtet. Mediat britanike raportuan për arrestime dhe vrasje zyrtarësh dhe për 30 mijë të burgosur politikë më 1961. Po cilat ishin arsyet që shefi sovjetik Nikita Krushov nuk rrëzoi Hoxhën nga pushteti? Çfarë raportonin qartet diplomatike për burgjet, vrasjet dhe politikën e ashpër të Hoxhës?

Ndryshimi i kursit të Enver Hoxhës, drejt shkëputjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, ka patur një vëmendje të shtuar në median perëndimore të kohës. Mediat britanike theksonin mungesën e informacionit nga vendi më i izoluar i kampit socialist, ndërsa ato pak informacione që dilnin nga Shqipëria, përmes Agjensisë Telegrafike Shqiptare, tentoheshin të intepretoheshin për të kuptuar gjendjen në Shqipëri.

Arrestimi i Liri Belishovës dhe Koço Tashkos ka pasur një vëmëndje të veçantë në shtypin britanik. Këto arrestime u intepretuan fillimisht si një pastrim partiak, për t’u afruar më shumë me linjën e Krushovit dhe largimin nga vija staliniste. “Evening Telegraph” raportonte në datën 5 tetor 1960 se përjashtimet në parti mund të kenë ardhur se të dy zyrtarët konsideroheshin si shumë të dhënë pas linjës staliniste. “Gruaja me një sy u bë viktimë. Partia Komuniste bën përjashtime periodike edhe në vendin komunist më të vogël të Europës”, nis artikulli i gazetës britanike, e cila evidenton se Belishova u plagos në sy gjatë luftës dhe u kurua nga britanikët në Bari të Italisë fill pas përfundimit të saj.

Shtypi britanik pasqyroi arrestimin e Liri Belishovës nga Enver Hoxha

Por, në 29 maj të 1961, gazeta qartëson më tepër situatën në Shqipëri, të cilat vijnë përmes zyrtarëve të Beogradit, duke theksuar se përjashtimi i Belishovës kishte ardhur për shkak të shkëputjes nga Moska dhe ruajtjes së vijës staliniste të Enver Hoxhës, duke e përdorur si mundësi për të ruajtur pushtetin nga frika e Krushovit. Duke cituar një zyrtar nga Beogradi, gazeta britanike shkruan se Hoxha po luante lojën më të rrezikshme duke u përfshirë në debate ideologjike, për të kaluar nga Moska në mbështetje të Pekinit. Për të mbijetuar ndaj një reagimi të krushovit, Hoxha nuk tentoi vetëm afrimin me kinezët, por edhe shtoi dhunën për të konsoliduar pushtetin e brendshëm.

“Enver Hoxha ka futur në burgje 30 mijë të burgosur në burgje politike dhe në 14 kampe përqëndrimi kudo në Shqipëri, pas pastrimeve që nisi vitin e kaluar. Gjyqi aktual që akuzon 10 shqiptarë me akuzat për të rrëzuar Hoxhën, është një mbulesë për të eleminuar elementët pro sovjektikë, tha zyrtari për gazetën”, thuhet në raportimin e “Evening Telegraph”.

Më tej, raportohet se pjesë e këtij pastrimi është edhe Belishova dhe Tashko, të cilët ishin zhdukur nga jeta publike dhe nuk dihej fati i tyre. Por britanikët, me informacion nga zyrtarët jugosllavë, raportuan edhe për vrasjen e dy punonjësve të ministrisë shqiptare të Jashtme, të akuzuar si spiunë sovjetikë.

“Në mars, 2 punonjës së Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë u arrestuan me akuzën se u kaluan sekrete sovjetikëve. Burime të pakonfirmuara diplomatike thonë se dy diplomatët, Sufet Nimani dhe Simet Jako, u ekzekutuan në një kamp jashtë Tiranës në datën 7 maj”, shkruan gazeta britanike.

Po cilat ishin 3 arsyet pse sovjetikët e në veçanti Krushovi nuk rrezonte nga pushteti Enver Hoxhën?! Sipas burimeve diplomatike, gazeta britanike flet për 3 arsye kryesore. Së pari, ishte ruajtja e bazës ushtarake në Kanalin e Otrantos. Së dyti, një ndërhyrje e Krushovit për të rrëzuar Hoxhën do të shihej si cënim i politikës së propaganduar nga ai për “paqe dhe miqësi”. E treta, ndërhyrja mund të çonte në afrimin e Kinës me Tiranën ç’ka Krushovit nuk i interesonte në përplasjen ideologjike që kishte nisur./www.kujto.al/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/10/2018 13:16

    Ngriu xhaxhi bej shtet se na mori lumi!

    Përgjigju
  • Fyrher: 07/10/2018 10:31

    ..Liri Belishova..,ishte Zonje Grua..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete