Nga Babalja, tek Bashalja

Nga Babalja, tek Bashalja

Lulzim Basha dhe deshmitari 'X' i njohur si 'Babalja'

Audio-përgjimi i denoncuar në një konferencë zyrtare për shtyp të Partisë Demokratike ku pak javë më parë dy deputetë dhe një sekretar i PD-së, një drejtues i lartë i saj denonconin se kishin siguruar një dëshmitar, ‘dëshmitarin X’.

Nëpërmjet një audiopërgjimi dhe në një konferencë shtypi ku doli vetë Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, shpërtheu skandali. Vëllai i Ministrit të Brendshëm u pretendua se dëgjohej duke folur me një mikun e tij, i cili më parë kishte qenë në burg dhe flisnin për drogë e trafiqe.

I gjithë përgjimi erdhi pas një periudhe gati një javore ku Partia Demokratike në konferenca të shpeshta për shtyp denoncoi ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kërkoi dorëheqjen e tij, pasi moralisht ai nuk duhet të qëndronte në detyrë sepse vëllai i tij ishte dënuar me 7 vite burg në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Dalja e audiopërgjimit tronditi fort skenën politike në vend. Ra një qetësi në kampin e qeverisë dhe opozita mori frenat e sulmin ndaj saj, më pas u shkua dhe në një protestë.

Por çfarë po ndodh?

Duket se babalizmi politik i Lulzim Bashës po kthehet në një flluskë sapuni. Duke luajtur bllof si një infantil politik i papjekur dhe në një aventurë totale Lulzim Basha pa verifikuar burimet e informacionit, pa e verifikuar fort të vërtetën e atij audiopërgjimi u hodh në sulm. Një sulm që sot po i kthehet në të kundërt.

Të gjitha faktet dhe provat po nxjerrin se audiopërgjimi nuk ishte i vërtetë, por i sajuar. Vetë gazetari i cili pretendon se është autori i  audiopërgjimit, Jetmir Olldashi në daljen e tij në emisionin “Opinion” në TV Klan tha se nuk kishte qenë në ambientin kur ishte bërë audiopërgjimi midis Agron Xhafës dhe dëshmitarit X, pra ‘babales’.

Një arsye që tregon se gazetari e ka shmangur të vërtetën e këtij informacioni që pretendohet se më pas i është dhënë deputetit të PD-së, Ervin Salianji, i cili përditë me radhë në korridoret e partisë, por dhe në konferencën e parë për shtyp, dilte si triumfator, sikur kishte zbuluar një akt kriminal që rrëzonte gjithë qeverinë dhe jo më ministrin e Brendshëm.

Por mesa duket me ngjarjen që po zbardhet dhe dokumentet, e provat që po siguron Prokuroria ditë pas dite, ‘babalizmi’ po na kthehet në ‘bashalizëm’. Nga ‘Babale’ në ‘Bashale’.

Sepse kështu mund të quhet aksioni politik i marrë nga Lulzim Basha dhe përfundimi i tij. Sepse ishte vet kryetari i PD-së ai që doli në konferencë shtypi që mbrojti dëshmitarin X, që foli në emër të tij, që devijoi këndvështimin politik dhe qëndrimin politik të opozitës nga një qëndrim moral dhe dorëheqjeje padiskutim të një Ministri të Brendshëm për shkak se vëllai i tij ishte dënuar. Basha e spostoi gjithë debatin tek audiopërgjimi duke rrëzuar dhe tezën morale dhe politike për largimin e Fatmir Xhafajt nga detyra.

Dy ditë më parë në emisionin “Opinion” Lulzim Basha për herë të parë akuzoi dëshmitarin X si kriminel. Ndërkohë disa ditë më parë dhe përgjatë muajit maj, dëshmitari X ishte simbol i zbulimit të opozitës. Babalja ishte morali përse duhet të largohej Fatmir Xhafaj, ndërsa çuditërisht të enjten u kthye në një kriminel i pavlerë.

Kështu ndodh gjithmon në fakt me Lulzim Bashën dhe megjithse në skenën politike është Luli që e solli ‘babalen’ ishte sërish ai që me një fjali të thënë në emisionin e Blendi Fevziut kërkoi ta largonte dhe ta hidhte në koshin e plehrave.

Por në fakt tani zor se e nxjerr dot jashtë. Në rast se gjithçka vërtetohet që është një skenar i paguar, ky është bllofi më i fortë politik në këto 27 vite i zbardhur, pra ku njëra palë politike gënjen dhe pala tjetër zbardh gjithçka ose institucionet, të cilat po bëjnë hetimin, të nxjerrin ën dritë të pavërtetën e madhe.

Këtu Basha do të humbiste akoma më shumë pikë dhe përfundimisht nuk do të kemi më një ‘babale’, por do të lemi një ‘bashale’. (CNA.al)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Demokrati: 10/06/2018 09:33

    O Bashe u bere Baba ale .Cdo inisiative ( inisiative u thencin ) gjithemone deshton .Mos u mer me alabake e me kriminele por jep doreheqjen nje ore e pare se u bere gazi i botes .Po turp si i ben te tilla gafa .Tu prene kembet per informacion s ke me Llalle kush tja jape gomar saliur .Lialla dhe Ilir meta po flsain me vete te tyre sdine nga t ja mbajne tani .Ike ne hollande nje ore e me pare o dite zi.Kosovaret i spiunove te gjithe te serbi vendin e shkaterove PD e nxore demode ,te tere ne misionin tend i zbatove .Ike tni pirdhu.

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 09/06/2018 21:54

    Na babale ne bashale nga nje kandar ne nje ko*qe kandar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal