Nga futbollist pa ekip tek vdekja e të atit, Aliji tregon dramën në jetën e tij

Nga futbollist pa ekip tek vdekja e të atit, Aliji tregon dramën në jetën e tij

Naser Aliji, futbollisti i kombëtares shqiptare

Mbrojtësi I krahut, I cili së bashku me Jann Sommer dhe ‘yllin’ Salah kanë luajtur në “Champions League” kundër Real Madridit në “Bernabeu”, është aktualisht pa skuadër. Në verën e 2016 ai u largua nga Zvicra për të luajtur me Kaiserslauten në Bundesliga 2. Prej kësaj periudhe më shumë për të është dëgjuar në kombëtaren shqiptare, pavarësisht se 24-vjeçari disponon edhe pasaportën e Zvicrës apo të Maqedonisë.

Vdekja e të atit- Aliji është kthyer në Zvicër këtë verë. Më shumë, ai është stërvitur me ekipin ku ka hedhur hapat e parë si fëmijë, FC Baden, klub që aktuslisht lufton për t’u ngjitur në Ligën 1. “Stërvitem vetëm për të qenë në formë,”-shprehet Aliji kur pyetet nëse do firmosë me këtë klub.

Arseyja e kthimit në Zvicër është e dhimbshme. Babai i Alijit ndërroi jetë këtë të diel. “Ne verë isha I zhgënjyer pasi isha lojtar pa një klub. Por në jetë ka gjëra më të rëndësishme. Kuptova që duhet të shpenzoja më shumë kohë me babain tim. Ishin muajt e tij të fundit, ishte diagnostifikuar me kancer,”-shprehet Aliji për gazetën zvicerane “Blick”.

Është pa ekip- “Për momentin kam mendime të tjera në kokë.” Sezonin e kaluar zbriti në Serinë C me ekipin italian të Virtus Entella. Pas kësaj, kontrata iu ndërpre. “Doja të qëndroja në Itali, por nuk funksionoi për disa arsye.”

Mbi të tjera, arsyeja kryesore ishte se firma e futbollistit u falsifikua. “Kjo sigurisht që e dëmtoi imazhin tim në Itali”. Aliji ka marrë masa duke hedhur në gjyq disa persona për këtë çështje. “Kjo do të ketë pasoja,”-shprehet shtatshkurtëri.

Tani 24-vjeçari është i lumtur që është rikthyer në Zvicër. “Dua të qëndroj afër familjes,”-deklaron Aliji. Kjo është arsyeja edhe pse po kërkon një klub atje. Ai mund të firmosë në çdo moment pasi është një lojtar i lirë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese

DASH: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese