POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nga kaprolli te derri i egër, kamerat 'kurth' filmojnë kafshët e mbrojtura në Parkun Shebenik-Jabllanicë (Foto)

Kafshët e filmuara në Parkun Shebenikë-Jabllanicë

Parku Shebenik-Jabllanicë është pasuruar së fundmi me praninë e kafshëve të shumta të cilat dikur kërcënoheshin nga gjuetia e paligjshme. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka publikuar disa foto të shkëputura nga kamerat kurth të vendosura në Parkun Shebenik-Jabllanicë ku vihet re shtimi i kafshëve të ndryshme si kaprolli, derri i egër, dhelpra dhe ujku.

Statusi i ministrit Klosi në Facebook

“Dikur të kërcënuar për shkak të gjuetisë së paligjshme, sot të mbrojtur nga moratoriumet. Pamjet më të fundit të kamerave kurth në Parkun Shebenik-Jabllanicë, krahasuar me të njëjtin vit më parë në të njëjtën zonë, tregojnë praninë e shtuar të kaprollit, derrit të egër, dhelprës, ujkut,”- shkruan Klosi krahas fotove.

 

fl.mi.
Komento