Nga përdhunimet tek vrasjet, krimet që e bënë Behar Bajrin të futet tek lista e 'të fortëve' të Shkodrës

Nga përdhunimet tek vrasjet, krimet që e bënë Behar Bajrin të futet tek lista e 'të fortëve' të Shkodrës

Foto nga operacioni 'Oaz' në Shkodër

Detaje të tjera janë mësuar për të ndaluarit e policisë të pjesëtarëve të bandës kriminale ‘Bajri’, aktive në qytetin e Shkodrës.

Banda udhëhiqej nga Safet Bajri, ndërsa pjesëtarë të saj ishin edhe Enver dhe Behar Bajri. Ky i fundit, duke se është shumë i njohur për policinë për shkak të akuzave që rëndojnë mbi të.

Ato nisin që nga vrasjet dhe arrijnë deri tek përdhunimet e vajzave të mitura. Këto dhe të tjera krime e kanë bërë Behar Bajrin që të futet tek lista e 'të fortëve' të Shkodrës.

Akuzat dhe krimet që rëndojnë mbi Behar Bajrin 

Në studion e ‘Report Tv’ gazetari Artan Hoxha ka treguar se Behar Bajri është i dyshuari kryesor për vdekjen e bashkëshortes së tij, 16-vjeçares, Fabiola, të ndodhur me 20 qershor 2002. Dosja sipas Hoxhës, është mbyllur në mënyrë misterioze, ndërkohë që ende nuk dihen provat e reja që ka gjetur prokuroria për ta mbyllur këtë dosje.

Me datë 14.01.1999 në lagjen Dobraç të qytetit të Shkodrës Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se kanë kryer veprën penale të vjedhjes me armë ndaj dy qytetarëve nga Berati, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip Kamion me targë të Vlorës.

Me datë 14.01.1999 në lagjen “Vojo Kushi”, janë vrarë me armë zjarri vëllezërit Osman e Artur Alibali. Autorë të dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri, Ilir Bajri dhe Frederik Totaj. Kjo vrasje është kryer menjëherë mbas vjedhjes me armë të kryer ndaj dy shtetasve nga Berati.

Me datë 21.03.1999 Behar Bajri në bashkëpunim me shtetasin Ilir Bajri kanë tentuar të kryejnë vjedhje me armë ndaj Arben Tuzit dhe vëllait të tij. Nga shkëmbimi i zjarrit të dy palët kanë plagosur njëri-tjetrin.

Me datë 28.01.2000 në fshatin Dobraç është vrarë me armë zjarri shtetasi Petrit Demiri, punonjës i Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër. Për këtë vepër venale Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka dënuar vetëm me dy vjet burgim. Ndërsa Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, me vendim të datës 27 shkurt 2007 e ka dënuar me 9 vjet heqje lirie dhe 2(dy) milion lekë gjobë për kryerjen e veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Për ngjarjen Behar Bajri është deklaruar fajtor më 12 shtator të vitit 2005 për një krim të kryer në bashkëpunim me kushëririn e tij Sead Rustemi.

Me datë 15.02.2001 në lagjen Vasil Shanto të qytetit të Shkodrës është vrarë me armë zjarri shtetasi Arben Tuzi, vjeç 39 nga Shkodra. Autorët e dyshuar të kësaj ngjarje kanë rezultuar të jenë shtetasit Behar Bajri dhe Ilir Bajri.

Me datë 26.06.2002 në banesën e Behar Bajrit është gjetur e vrarë bashkëshortja e tij Fabiola Bajri, 16 vjeçe. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se në këtë rast ishte vrasje dhe jo vetëvrasje siç deklaruan familjarët. Autor i dyshuar i kësaj vrasje është Behar Bajri.

Me datë 18.08.2006, Behar Bajri akuzohet për përdhunimin e dy vajzave të mitura, krim të cilin e ka kryer në bashkëpunim me një tjetër person. Për këtë ngjarje Gjykata e rrethit Shkodër kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” nën akuzën e “heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim”, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”.

Me 4 gushtit të vitit 2006, Ilir Bajri Ilir akuzohet se ka vrarë Pal Kosterin, pranë banesës së tij, në fshatin Stom-Golem, pak metra larg Urës së Bardhajve. Vrasja pati ndodhur pas një konflikti të dy autorëve me dy nga djemtë e viktimës, që janë pronarë të një lokali në Velipojë.

Autori kishte frekuentuar lokalin në Velipojë dhe në gjendje të pirë ka shkaktuar trazira në të. Kjo ka bërë që pronarët, djemtë e viktimës t’i kërkojnë Bajrit të mos vinte më në lokalin e tyre, pasi po u largoheshin klientët.

Nga kjo, autori është ndjerë i fyer dhe ka shkuar në Shkodër, tek shtëpia e Pal Kosterit dhe pasi e ka thirrur atë të dalë jashtë, e ka qëlluar me armë. Bashkëshortja e viktimës i ka identifikuar autorët, të cilët i njihte dhe më parë. 

Përveç akuzave të mësipërme, Behar Bajri akuzohet së fundmi edhe për gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dobraci: 23/09/2018 19:01

    Ka dhe shum krime tjera pervec ketyre. Turp me gjith keto krime te dilnin ne shkoder lirshem me makina te blinduara . Nuk ndodh ne asnji vend te botes kjo . Capot e cosa nostres kan kalu gjith jeten te mshehur nen tok e keto tu shetit me makina tè blindume me tan keto krime

    Përgjigju
    • X dobracin: 26/02/2020 00:05

      Ca krimesh tjera ka?

  • Mirditor: 22/09/2018 15:42

    Përdhunim, te varen ne shesh pa mëshirë

    Përgjigju
    • orli: 23/09/2018 10:47

      Keta shumicen e veprave i paskan kryer ne kohen e goreve pd-ista dhe policia e asaj kohe nuk ka marre asnje veprim, lere pastaj per prokurori e gjykata te cilat i degjeneroi dhe kerkon ti mbaj akoma ne kembe shkaterruesi i cdo vlere e institucioni ne Shqiperi sali vuk berisha!

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin

GOLAT/ Befasi në Champions League, Dortmund - PSG në gjysmëfinale! Francezët përmbysën 1-4 Barcelonën, gjermanët 4-2 Atl. Madridin