POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nga performanca tek veshjet e veçanta, si shkëlqyen dy shqiptaret në “Victoria’s Secret”

Dy këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha

Sfilata e Victoria’s Secret mbrëmjen e kaluar foli shqip me prezencën e dy yjeve me orgijinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Dy këngëtaret e suksesshme bënë që pasarela më e famshme e vitit të shkëlqente nën ritmet e këngëve më të dëgjuara në të gjithë botën.

Rita Ora kishte zgjedhur të vishej me një “body” të zi dhe çizme mbi gju të mbushura me temina. Këngëtarja gjithashtu kishte zgjedhur të mbushej me aksesorë të shumtë në qafë dhe duar ku mbizotëronte ngjyra e florinjtë. Gjithashtu binin në sy flokët e gjatë paltinë dhe kapelja beretë.

E ndërsa Bebe kishte ardhur në versionin e një barbi provokuese. Çizmet mbi gju, body ngjyrë pink dhe pelerina në të njëjtën ngjyrë e bënin këngëtaren 29-vjeçare të dukej si një kukull.

Dy këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Bebe Rexha në sfilatën e "Victoria's Secret"

fl.mi.
Komento

Komente

  • ROMA: 09/11/2018 21:11

    MOS THONI QE JENI SHQIPTARE.JENI SHUM TE LODHURA DHE PA MORAL.NE TE GJITHE BOTEN JAN 10 kengetare qe zvishen ne brek dhe 7 JANA KOSOVARE ............Buuuuuuuuu

    Përgjigju