Nga strehimi te asistenca e kompensimi i energjisë/ Zbardhet rendi i ditës së Këshillit Bashkiak të Tiranës

Bashkia e Tiranës do të mbledhë më 26 korrik këshillin bashkiak në të cilin do të diskutohen çështje të rëndësishme që nga strehimi social, përfshirja në skemën e kompensimit të energjisë elektrike, po ashtu edhe të dhënies së ndihmës ekonomike. Kështu, këshilli bashkiak parashikon ti paraqesë anëtarëve të saj propozimin për miratimin dhe zbatimin  e projekt vendimit për udhëzuesin e përfitimit të bonusit të strehimit. Drejtoria e strehimit social do të krijojë një udhëzues operacional mbi përfitimin e bonusit të strehimit nëpërmjet të cilit të ndërlidhen  mundësit për strehim të përshtatshëm dhe të përballueshëm. Në këshillin bashkiak do të kërkohet miratimi dhe zbatimi i këtij projekt vendimi për  përcaktimin e dokumentacionit që duhet të paraqesë familja për tu strehuar sipas njërit prej programeve sociale të strehimit dhe afateve e procedurave të miratimit nga organet e qeverisjes vendore.

Nga ana tjetër do të kërkohet miratimi i projekt vendimit për dhënies së ndihmës ekonomike për periudhën 1-31 korrik 2018 në të cilën kanë aplikuar 2721 familje. Po ashtu do të paraqitet propozimi edhe për miratimin e listës së familjeve përfituese nga program i bllok ndihmës ekonomike deri në 6 përqind nga fond i kushtëzuar për periudhën 1-30 qershor 2018 si edhe miratimin e pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe invalidët e punës për periudhën 1-31 korrik 2018 për njësitë administrative të bashkisë së Tiranës.

Lidhur me energjinë elektrike bashkia do të kërkojë miratimin e kompensimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese për periudhën 1-30 Qershor 2018, në të cilën Referuar vendimit nr. 404, datë 20.06.2012 të  Këshillit të Ministrave, kategoritë që përfitojnë kompensim për faturën e energjisë elektrike janë Individë të statusit të invalidit, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, të statusit të të verbrit që kanë nevojë për kujdestarë. Propozimi parashikon t’u jepet kompensim për faturën e energjisë elektrike, në masën 2 000 (dy mijë) lekë në muaj. Më tej projekt vendimet për miratim do të jenë edhe për  miratimin në parim të studimit të fizibilitetit dhe kontratës “TIP”  të partneritetit publik privat “Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë”, ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe partneritetit privat. Për dhënien e emrit  “drita Pelinku shkollës 9 vjeccare Sabaudin Gabrani si dhe “Marie Logoreci shkollës Androkli Kostallari”. Ndër të tjera në vendim parashikohet edhe hapja e një tregu në rrugën Ali Shefqeti duke nxitur kështu vetëpunësimin për komunitetin Rom dhe egjiptian.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet

VIDEO/ Ernest Muçi bën ultrasin te Besiktas, sulmuesi pas golit: T'i fitojmë të gjitha ndeshjet