Nga Tropoja në Tiranë me pistoletë, arrestohet 27-vjeçari

Policia ka njoftuar sot se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të Planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për parandalimin e ngjarjeve kriminale si dhe për evidentimin dhe goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ushtruar kontrolle me pika të lëvizshme, në të gjitha rrugët e Tiranës.

Si rezultat i kontrolleve, në territorin që mbulon Komisariati i Policisë nr. 1, rreth orës 22:30, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia shtetasit Dritan Aga, 37 vjeç, banues në Tiranë, iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materaile, një armë zjarri pistoletë, një krehër me 10 fishekë, 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa".

Shtetasi Dritan Aga u arrestua në flagrancë për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", si dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 278 dhe 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu në rrugën “Dritan Hoxha”, tek sheshi “Karl Topia”, në terriotrin që mbulon Komisariati nr. 2, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Seat”, që drejtohej nga shtetasi Enver Sylaj, 27 vjeç, banues në Tropojë, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me dy krehëra me 14 fishekë.
Shtetasi Enver Sylaj u arrestua në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.


Pistoletat e sekuestruara në Tiranë

Policia njofton se kontrollet do vijojnë në kohë dhe orare të ndryshme në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Anne Hathaway: Gjatë një audisioni mu desh të puthja 10 burra, e neveritshme

Anne Hathaway: Gjatë një audisioni mu desh të puthja 10 burra, e neveritshme