Nga vjedhja e Thanzës ka fituar më shumë Sali Berisha

Admir Thanza, gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Ata që e kanë emëruar, tani po bëjnë sikur nuk e kanë njohur Admir Thanzën. Gjyqtari që po kryqëzohet për një episod të shëmtuar të së shkuarës së tij, mund të merret edhe si i pandehur, që ka fshehur të shkuarën në formularin e dekriminalizimit. Ai është tani target i çdokujt që kërkon të duket se është në anën e drejtësisë, përfshi dhe opozitën, por ai është dy herë i emëruar nga opozita e sotme, në postet më të larta të drejtësisë në vend, në vitin 2009 në Gjykatë Kushtetuese në mandatin e anëtarit Gjergj Sauli, dhe në 2013 në Gjykatën e Lartë, nga presidenti Bujar Nishani.

Njeriu që e ka sponsorizuar ngritjen e tij është personalisht Sali Berisha, dhe ajo çfarë është e shëmtuara është se një këshilltar i afërt i tij, ja ka referuar rastin në fjalë para se ai ta emëronte. Kjo i ka shërbyer Sali Berishës si një “peng” për ta pasur atë njeriun e besuar në drejtësi.

Shumë nga miqtë e tij të afërt, nuk arrinin ta kuptonin, përse Thanza po ecte aq lartë në system, pa pasur ndonjë lidhje direkte me Berishën. Biles më i çuditur ishte fillimisht ai që i kishte raportuar problemin e Thanzës. Por ai vendim gjyqësor u bë për Thanzën fati real i tij, i cili e çoi në majat më të larta të drejtësisë, natyrisht për të mos gabuar kurrë kundër atij që ja dinte cenin.

Tani kur Thanzën po e kryqëzojnë të gjithë, tani kur ai është bërë muri ku mund të gjuhet me gurë shejtani, njeriu që e përdori atë dhe dosjen e tij, bën si parimor.

Ajo që ka bërë Thanza natyrisht është e shëmtuar, edhe sikur ta ketë bërë siç thotë, për të mbuluar krimin e dikujt tjetër. Kjo e dyta nga ana ligjore është dhe më e dënueshme se vjedhja, pasi ai ka devijuar zbatimin e drejtësisë.

Por ajo që ka bërë Sali Berisha dhe Bujar Nishani me të, duke ja përdorur këtë dosje për interesa të tyre, është jo vetëm e shëmtuar, por sinteza e mënyrës se si ata e kanë drejtuar shtetin me njerëz të marrë peng, për interesa politike. Dhe ky është një krim më i madh se ai i Thanzës.

Tani që Thanza po mban në shpinë përbaltjen publike të tij, përbaltësi real i sistemit të drejtësisë në Shqipëri hungërin si ujk i plagosur nga reforma dhe bën sikur nuk e ka mendjen për njerëzit e tij të marrë peng brenda atij sistemi.

Njerëzit e tij i vërsulen Arta Markut se nuk po arrijnë ta përdorin dot për punët e tyre, ndërsa njerëzit që kanë përdorur në sistem si kamikaze, duki i mbajtur peng dosjet e tyre, tani bëjnë sikur nuk i njohin.

Ndaj kur sulmoni Thanzën, dhe nuk është se e keni keq, mendoni se ai është peng i katapultuar në sistem për t’i shërbyer një regjimi, për shkak të dosjes. Unë nuk e di tamam se çfarë ka marrë përsipër Thanza në atë vjedhje në supermarket, ndonjë buzëkuq apo rimel, por di që Sali Berisha ka vjedhur dosjen e tij, dhe përmes saj, ai dhe fëmijët e tij i kanë shpëtuar drejtësisë nga gjyqtarë të tillë. Njeriu që ka përfituar nga vjedhja e Thanzës nuk është vetë Thanza, më shumë se sa Sali Berisha, ai që vendosi të përfitojë nga vjedhja e Thanzës.

l.q.
Komento

Komente

  • sapa: 15/07/2018 06:32

    Po mire more sa shekuj do permendet Saliu?per cfare erdhen ne pushtet Rilindasit per te mbajtur statistikat apo per te rregulluar shtetin qe la Saliu?Ne pese vjet mazhorance edhe shtet afrikan te ishte do rregullohej e jo me ne mes te evropes dhe me ndihmen e perendimit?kjo tregon se sa te implikuar jane keta politikane ne krim te djathte e te majte!Keta gjygjtare qe i sherbyen dhe i sherbejne Saliut po keshtu po i sherbejne edhe Rilindjes kur vjen puna.

    Përgjigju
  • Ceço me Biçak: 12/07/2018 22:04

    M**** gjyqtari e k**e ata qe emeruan Berisha me Nishan Kopanin

    Përgjigju
  • Karadakliu: 12/07/2018 14:22

    Kryehajni,shtrine rojet per te kryer hajnin.

    Përgjigju