Ngatërresa e policisë me vrasësin, flet për Report Tv Sokol Hoxha: Më ka nxirë jetën, ndalohem gjithmonë në kufi

Flet për Report Tv Sokol Hoxha, personi të cilin policia e ngatërroi me të shumkëkërkuarin për vrasje. 44 vjeçari nga Çorovoda tregon se prej vitit 2002 vuan nga ngatërresa dhe ëhstë shoqëruar disa herë në polici. Madje ai tregon se asnjëherë nuk i kanë dhënë vizë si dhe Italia i dogji dokumentet për shkak të ngatërresës. Ndodh që me të njëjtat gjeneralitet të ketë më shumë se dy persona. Por rasti i Sokol Hoxhës nga Çorovoda mund të cilësohet si një rast unikal.

44 vjeçari prej vitesh heq peripecitë e një të dënuari me 25 vite burg për vrasje që mban të njëjtin emër dhe mbiemër, por për ironi ka edhe emrin babait të njëjtë, Kadri, si dhe të njëjtin vitlindje, por ndryshon data. Një ditë më parë, Sokol Hoxha, i dënuari për vrasje, u ripublikua nga policia si i shumëkërkuar, por këtë herë ngatërresa u bë edhe më e madhe, pasi policia si foto kishte vendosur 44 vjeçarin nga Skrapari, që kurrë nuk ka pasur probleme me drejtësinë. Me humor babai i dy fëmijëve thotë për Report Tv se kjo i vuri kapakun të gjitha peripecive.

Kjo e sotmja më duket se i vuri kapakun të gjithave, në fotografi s’më kishin nxjerrë ndonjëherë.

Sokol Hoxha

Për herë të parë këtë ngatërresë Sokol Hoxha e ka konstatuar në vitin 2002 kur është ndaluar në Aeroportin e Rinasit, teksa do të udhëtonte në Itali. Ai tregon se është arrestuar me shumë bujë dhe nën masa të rrepta sigurie është dërguar për në komisariatin e Fierit. "Në 2002 për herë të parë më ka ndodhur në Rinas, në aeroport ikja në Itali me dokumenta të rregullta. Aty e pashë që më arrestuan, me pak fjalë në dhomë të izolimit. Asnjeri nuk më sqaronte pse kishte ndodhur kjo çështje. U morën verifikime, komunikova me shtëpinë. Pas asaj me dy makina, rreth 8 policë me kallash në dorë më dërguan në Fier, lidhur në pranga. Pastaj rreth orës 02:00 e natës më lanë të lirë e më thanë nesh do kesh probleme dosja jote është në Fier, nuk do të ndodhë më", thotë Sokol Hoxha.

Por ky nuk është episodi i vetëm pasi kjo situatë i është ripërsëritur sa herë ka udhëtuar jashtë vendit. Madje Hoxha tregon se për shkak të ngatërresës ai është ndaluar edhe në Itali dhe për këtë shkak i kanë djegur edhe lejen e qëndrimit, madje edhe më pas nuk i është dhënë asnjëherë vizë. "Hyrjet e daljet nga Shqipëria, unë kam qenë jashtë shtetitme dokumenta, problemet nëpër doganat, vonesat e shoqërimet në polici. Probleme kam pasur dhe në Itali kur më kanë arrestuar menjëherë pasi kam marrë dokumentat dhe ka qenë një nga shkaqet që më dogjën premeson, lejen e qëndrimit sepse une e kam marrë vesh vonë kur erha në Shqipëri. Por historikisht mua asnjëherë nuk më është dhënë vizë, kur aplikoja nëpër ambasada, dhe mendoj se ky ka qenë problemi", shton ai.

Për vite me radhë, ai tregon se sa herë kërkonte dëshmi penaliteti për të zgjidhur problemet, dëshmia i vinte si i dënuar, madje policia i kishte komunikuar që nuk i jepte dot dëshmi, pasi kishin frikë se mos ajo binte në dorë të të shumëkërkuarit. "Më thanë se atë vërtetim nuk ma japin dot, se bëhet fjalë për një person nga ngjarjet e 1997 që paska të njëjtin emër me mua, të njëjtën vit lindje, të njëjëtën emër babai dhe  për të cilën nëse do ma jepnin mua kishin frikë mos i binte në dorë personit të kërkuar", vijon Sokol Hoxha.

 Sa i përket adashit të tij, që i ka shkaktuar jo pak probleme gjatë jetës, ai tregon se nuk e njeh dhe as ka dëgjuar asnjëherë për të, veçse në rastet kur merret për verifikim nga policia. Kësaj ngatërrese 44 vjeçari i druhet edhe për faktin se familjarët e personit të vrarë nga Sokol Hoxha nga Fieri, mund të ndeshen në rrugë me të dhe ngatërresa mund të sjellë pasoja të rënda. "Në jetën e përditshme unë punoj si aksionerë. Problemi tjetër është që ai  personi që kërkohet ka bërë krim apo çka bërë është puna e tij,por edhe  të afërmit e ndoshta viktimës që ka patur mund ta ndeshësh në rrugë. Ai nuk të pyet se është e gabuar apo se policia gaboi", shton ndër të tjera Sokol Hoxha, personi që u ngatërrua nga policia. 

Sokolin ne e gjetëm teksa kujdesej për bletët e tij në Çorovodë, ndërsa tregon se veç bletëve që i ka më shumë hobi, ai punon edhe si fatorino në një linjë autobusësh ku dhe është aksioner. Ngatërresa mes dy sokolëve u risoll sot në vëmendje pas publikimit nga Policia e Fierit të listës me 17 të shumë kërkuarve.

Gazetari investigativ i Report Tv, Artan Hoxha, konstatoi ngatërresën e fotove dhe denoncoi me shqetësim problemet që mund ti hapeshin Sokolit, që ai kishte njohur në fëmijëri. Sokol Hoxha, i shumërkërkuar, të cilin po e shikoni edhe në këtë foto është i datëlindjes 17 maj 1975 dhe banues në Patos. 

Ndërsa Sokol Hoxha tjetër, personazhi  intervistuar nga Report Tv dhe që e shikoni në këtë foto është me banim në Çorovodë, që është nga të paktat gjeneralitete dalluese mes të dyve. Pas denoncimit të rastit nga Report Tv dhe Shqiptarja.com reagoi edhe Policia e Shtetit, e cila ndryshoi foton, duke vendosur atë të Sokol Hoxhës që vërtet kërkohet për vrasje. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023!  ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira

Vonesa e anulime në fluturime, 60% e udhëtimeve me probleme nga Wizz Air, mijëra qytetarë rrugëve në 2023! ‘Air Albania’ prej kompanive më të mira