Ngjarje e rëndë në Zvicër, 19-vjeçari shqiptar i pret kokën gjyshes dhe e regjistron në telefon (VIDEO)

Ngjarje e rëndë në Zvicër, 19-vjeçari shqiptar i pret kokën gjyshes dhe e regjistron në telefon (VIDEO)

19-vjeçari që vrau gjyshen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur 4 ditë më parë në Zvicër në zonën e Frauenfeld TG, një 19-vjeçar i ka prerë kokën gjyshes së tij 74-vjeçare, një shqiptare nga Maqedonia. Gazeta ‘Blick’ shkruan se kur policia ka shkuar në vendin e ngjarjes në apartament ka gjetur vetëm trupin, ndërsa koka ishte e shkëputur. E moshuara shqiptare nga Maqedonia jetonte në Zvicër pasi ishte transferuar nga Italia.

19-vjeçari, Fatmir T., me nënshtetësi italiane, është arrestuar nga policia në Kloten në zonën e aeroportit si i dyshuari i vrasjes makabre të të moshuarës, ndërkohë policia ka sekuestruar celularin e tij ku dyshohet se ai ka filmuar gjithë ngjarjen. Gjatë momentit të arrestimit 19-vjeçari ka bërë rezistencë.

Sipas dëshmive të fqinjëve, 74-vjeçarja u gjet nga policia e masakruar. Ishin po fqinjët ata të cilët njoftuan policinë për ngjarjen e rëndë. Sipas “20 Minuten”, i riu kishte kohë me probleme psikike dhe probleme me drogën. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

I dënuar me 12 vjet burg për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 40-vjeçari në Durrës