POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vlorë, sherr me prindërit për makinën, 13-vjeçari vetëvritet me pistoletë 'TT' në stan

VLORË - Debatoi me prindërit se lëvizi makinën pa leje, 13-vjeçari i jep fund jetës me një armë zjarri pistoletë "TT". Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fitore të Njësisë Administrative Novoselë të Vlorës pasditen e sotme. 

Report Tv mëson se trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si Merdjan Aliaj, është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë, e cila përdorej nga familja e tij si stan për bagëtitë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

 
Gazetari i Report Tv Armand Xhelili raporton se 13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se kishte lëvizur automjetin pa lejen e tyre. Merdjan Aliaj është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar te stani ku edhe ka qëlluar veten me armë zjarri.

Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit, ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen. 

Njoftimi i policisë për ngjarjen: 

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 10.09.2018, rreth orës 16:40, në fshatin Fitore, Vlorë, dyshohet se është vetvrarë aksidentalisht me armë zjarri një djalë i mitur me gjeneralitetet M.A., 13 vjeç.

Në momentin e ngjarjes, fëmija ka qenë vetëm duke luajtur në një godinë ngjitur me banesën, ku dyshohet se është vetëvrarë aksidentalisht me armë zjarri tip Pistoletë TT. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

l.q./b.ha.
Komento

Komente

  • URA E BUNS: 11/09/2018 00:16

    SALI BERISHA TU SHOFT FARA.MUSHE POPULLIN ME ARM,E MYTE N,GJAK KYT POPULL

    Përgjigju
  • Ori Perash: 10/09/2018 19:34

    Shum e rand per familjen , zot jepi force . Populli te lodhin pak trunin e te mendojne prej ku dolen tan kto arme secili ka arme ne dor sot ! Kush asht pergjegjes per tan kto arme ne dor te secilit .

    Përgjigju
  • Mandi: 10/09/2018 18:20

    Ca bahet keshtu mor pash zotin 13 vjec.me pitolet ne dor po aka kun shtet a prind apo vetem per me hanger buk jeni.zoti e forcoft familjen dhe ai qoft i xhehnetit

    Përgjigju
  • kaloresi i urdherit leshtelikes: 10/09/2018 17:55

    fajin e ka policija.nuk ka vene polic ne kete shtepi.po arma ka qene me leje apo jo.

    Përgjigju