POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Vrasjet, Arta Marku urdhër vartësve në rrethe: Brenda shtatorit dorëzoni listën e personave në kërkim

Situata e fundit kriminale ka vënë në lëvizje edhe Kryeprokuroren e Përgjithshme. Arta Marku zhvilloi sot një takim me të gjithë drejtuesit e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit. Në mbledhjen e zhvilluar në Prokurorinë e Përgjithshme, Marku ka kërkuar rritjen e bashkëpunimit me Policinë dhe agjencitë e tjera të ligjit, ngritjen e grupeve të përbashkëta hetimore, për hetimin e krimit në tërësi, dhe në veçanti krimit kundër jetës, pronës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kryeprokurorja ka kërkuar vëmendje të shtuar për dosjet e pezulluara pa autor, kryesisht të vrasjeve, tërheqjen dhe analizën e detajuar të tyre, me qëllim kryerjen e veprimeve të gjithanshme, me shpejtësi dhe efikasitet në drejtim të zbulimit të autorëve.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes, nga Prokurori i Përgjithshëm u është kërkuar drejtuesve të prokurorive, të paraqesin brenda muajit shtator, listën e përditësuar të personave në kërkim dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit marrjen e të gjitha masave për evidentimin dhe kapjen e tyre.

Për më tej, Kryeprokurorja u ka kujtuar drejtuesve të prokurorive detyrimin ligjor për raportimin dymujor të gjendjes së kriminalitetit në rrethet përkatës.

l.q./b.ha.
Komento

Komente

  • rroku: 07/09/2018 19:24

    Ku eshte kjo Arta Marku, me sa duket ja ka fu gjumit apo e ka zene semundja e Llalles, shum shpejt u shua merni nje prokuror te pergjithshem nga SHBA, ose BE se ketu te ne te gjithe kane ngrene corben e Sali kriminelit vine me buj dhe behen uje.

    Përgjigju
  • redi: 07/09/2018 18:06

    Zonja Marku eshte mire qe te krijohet SPAKU dhe Byroja e hetimit qe te ndihet lufta kunder krimit shteteror dhe ordiner . Prokuroret qe nuk kane kaluar be veting zir se di ndryshojne metiden e punes . Shpresojme qe situata te ndryshoj per mire

    Përgjigju
  • sapa: 07/09/2018 17:14

    Edhe kjo fle gjume si te tjeret!

    Përgjigju