POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ngjarjet e fundit kriminale, Xhafaj-krerëve të Policisë: Rezultate deri në tetor, ose shkarkoheni

TIRANE - Ngjarjet e fundit kriminale, si ekzekutimi i biznesmenit Arjan Ferracaku në Shkodër si dhe atentati me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala, ka bërë që ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj të mbledhë me urgjencë drejtuesit e policisë dhe të bëjë një paralajmërim të fortë për drejtuesit e policisë në qarqe.

Burime për Report Tv saktësuan se Xhafaj ka zhvilluar paraditen e kësaj të diele një takim në Ministrinë e Brendshme me disa nga drejtuesit e lartë të policisë në vend me në krye Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Me tone të ashpra, Xhafaj ka paralajmëruar se nëse nuk ka zbardhje të ngjarjeve të fundit kriminale, atëherë ata do largohen nga detyra. Ministri i Brendshëm ka lënë një ultimatum dy mujor për drejtuesit që të hedhin dritë mbi atë çka ka ndodhur muajt e fundit në vend. 

Shqetësimi i Xhafajt ka qenë për situatën kriminale në Shkodër, ku muajt e fundit kanë ndodhur pesë ngjarje të rënda kriminale dhe të pazbardhura, por nuk mbeten pas as Vlora me Lezhën, si zonat më të frekuentuara nga krimi. 

Ndryshoni situatën për ngjarjet kriminale në Shkodër dhe qytetet e tjerë. Nëse nuk ka rezulate largoheni në muajin tetor. 

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Kështu, drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, drejtori i Policisë së Vlorës dhe ai i Lezhës, rrezikojnë shkarkimin nga detyra nëse puna e tyre nuk jep rezultate brenda muajit tetor. Xhafaj kërkoi nga Drejtori i Përgjithshem Ardi Veliu, largimin nga Drejtorite Vendore apo Policia Kriminale te efektivëve te paafte dhe për te cilët ka indicie për implikim. Ministri inkurajoi për veprime hetimore policore të thelluara dhe bashkepunim intensiv me Prokurorinë, si edhe denoncim te rasteve nese do te rezultojë qe prokurore të caktuar zvarrisin e pengojnë ecurinë e hetimeve, apo hezitojne të lëshojne urdhra-ndalimi për persona te implikuar

Në 2 muajt e fundit në Shkodër kanë ndodhur një seri ngjarjesh kriminale, ende të pazbardhura. Më 15 korrik në Shkodër u gjetën të ekzekutuar në makinën e tyre, ish-polici Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij, Silvi Ndoci. Më 10 gusht, në Shkodër u gjet i vrarë me 15 plumba Fatbardh Lici. Ndërsa, sherri mes fqinjëve i mori jetën 55-vjeçarit, Prendush Fushaj më 27 gusht. Pak ditë më pare, po në Shkodër, janë denoncuar si të zhdukur, daja dhe nipi, Agron Mullaj dhe Gëzim Hysa, fati i të cilëve ende nuk dihet. 

Gjithashtu, edhe Vlora me Lezhën nuk mbeten pas. Në qytetin bregdetar kanë ndodhur disa atentate me armë zjarri dhe tritol të cilat vijojnë të mbeten pa autor. Gjithashtu, krimi ngriti dorë tre ditë më parë edhe ndaj një njeriu të medias. Banesa e prindërve të gazetares Klodiana Lala, në perfiferi të Tiranës, u bë objekt i një atentati me armë zjarri, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi, por fatmirërisht pa të lënduar. Edhe për këtë ngjarje nuk ka asnjë të ndaluar nga policia, ndërsa pista e hetimeve është përqendruar te ajo për shkak të detyrës. 

l.q./b.ha.
Komento

Komente

  • Lokja.: 03/09/2018 14:44

    Faiku DHE GJITHE fiqte e RAMES XHAFES RUCIT ( VRASESI I A.KONDOS ) JANE VENE NE POZICION TE VRASIN DEMOKRATET DHE LIRINE E FJALES NE SHQIPERI .MBROJTEN DHE E BEN PRINC TAHIRIN VELLANE E XHAFES DHE SKANE ME PARA PER TE FITUAR ZGJEDHJET KESHTU QE U DUHEN KRIMINELAT ME SHUME SE KURRE .NESE FAJIN ( SIC THONI E KA SALA OSE SHQUPI) KAPINI .JU KENI PUSHTETIN .KENI TEPELENEN NE POLICI DHE U VINI PRANGAT .PO JU JENI VET KRYE KRIMI KRYE BANDAT ....NJE DITE DO VIJE ...DHE ZOTI , ZOTI ZOTI NUK TE FAL ....JO NUK .AMEN .

    Përgjigju
  • Joy: 03/09/2018 10:54

    Nuk zgjidhet gje duke e kercenuar policine Fatmir Xhafa, por duke e inkurajuar dhe duke i treguar qe keni vullnetin politik t'i ndryshoni gjerat. Apo ti kalojme edhe zgjedhjet lokale se na duhen te fortet, pastaj shohim e bejme. Jeni bere aq te lexueshem sa s'ka me budalla t'ju besoj.

    Përgjigju
  • Babalja: 03/09/2018 05:27

    Hajde squp hajde i rren menja se ne shtator medemek do fluturoj lulja? Luli fluturon dhe venin ja zen qerosi i malltezeve!

    Përgjigju
  • Erioni: 02/09/2018 22:58

    Xhafa ik xhafa ik xhafa ik

    Përgjigju
  • Faik: 02/09/2018 22:20

    Ju që shani Fatmir Xhafën , jeni që të gjithë PLEHRA dhe FUNDÊRRINA të PD KRIMIT dhe Leshit të Dhisë! Po pse O HAJDUTËT e PDsë Fatmir Xhafaj duhet të vëri nga një POLIC secilit Shqiptar??!! O Militantët e SHQUP ! O KRIMINELÊT e PDsë dhe të LesheLisë ju do ja RRUANI Lart e Poshtë Fatmir Xhafës me BRISK! Na çatë KA.IN përditë , sepse doni PUSHTETIN në Tavolinë , sepse e dini shumë mirë që POPULLI NUK do tju shikoj më Bojën! PD+LSI+Fatmir Medi = KRIM VJEDHJE , VRASJE , TRADHËTI , GRABITJE , PLAÇKITJE , BANDITËRI.

    Përgjigju
    • Faik: 03/09/2018 09:09

      Baj ga!

    • Fredi: 03/09/2018 00:02

      Faik je rende, mjekohu. Xhafen nuk po e shajne por po i thone te verteten. A eshte Xhafa vellai i Agronit? Eshte! A u zbatua ligji antimafia per Agronin? Jo! Keto qe thote Fatmiri per te cilin kam patur respekt jane justifikime ne rastin me te mire, ne rastin me te keq eshte presion i pajustifikuar ndaj efektiveve qe i kane duart e ludhura nfa politika. Ke nje person qe eshte i denuar ne belgjike dhe qe ka nje dosje te kriminale. Perse nuk e areston policia ne shkoder? Apo ti transferojne ose lurojne mga detyra sic bene me opsh e krujes qe po hetonte perdhunimin e djalit te deputetit te PS? E di more psikopat qe e kercenuan hapur fare dhe megjithse beri kallzim e vetmja mase qe u morr ishte transferimi i tij? Kush oficer policie do vinte ne rrezik jeten e tij dhe te familljes nga banditet qe mbeshteten fort politikisht? Asnjeri, edhe budalla i semure si ty po te ishte. Edhe njehere thirrje gazetareve te shq.com, shikojeni rastin e Faikut, ndihmojeni me ate qe keni mundesi te beni. Ndryshe do perseriten masakra si ajo e Selenices. Fatmir Xhafa duhet te largohet, Saje Qorri ne bashkepunim me PD dhe Ramen i kane dhene goditjen fatale prandaj dhe situata kriminale eshte ne kushtet e tronditjes se sigurise kombetare.

    • Justice: 02/09/2018 23:34

      Pirdh pirdh o faik

    • Robshi: 02/09/2018 23:10

      O parullë komuniste...qetësohu skico...futi një teke jeshile nga ato që dini të rrisni në gjithë shqipërinë...dhe do të duken gjerat me qarte...

    • Artan: 02/09/2018 22:53

      PD-ja dhe gjithe shpura e vet po e mer cdo minute pergjigjen, po shkermoqet e degjenerohet si nje OJF e humbur dhe kete e shikon cdo femije e i ritur, POR realiteti eshte i dhimbshem, eshte ulerites eshte i mjere. Xhafa e kompani jane ne gjithcka njesoj si PD-ja qe ti zotrote mundohesh ta politizosh historine. Jo mo jo jane bandita e trafikante njesoj, po vriten njerez po vihen gjoba hapur ne sa e sa qytete dhe kriminelet nje pjese i mbajne vete nje pjese ja cojne xhafes tend e kompani. Kjo eshte fatkeqesia ketu qe sa ka pak reagim hidheni e filloni PD-ja leshi e preshi. PD-ja e PS-ja mire tja beje ketij populli i cili rri e ben sehir e tifozllek njesoj si ne vitin 1990. Mbajini ne kuriz e beni tifozllek se kur tju bjere hisja ne shtepite tuaja mbase ftilloheni.

    • Mimoza: 02/09/2018 22:30

      O debil di gje cfar llomotit?? Xhafa ka te vellain kryetar i nje klani mafioz, nuk e thote shqupi, e thote italia dhe e di ter shqiperia! Duhet te japi doreheqen ose me mire duhet ta kishte dhene prej kohesh se ska moral per ate funksion.dhe mos bej profesorin ktu ste vlereson me xhafa se po “kontribuon” me komentet e tuja,se deri ne dt 8 esht ne pune!

  • Ops: 02/09/2018 22:02

    Duhet te ike Rama i pari , pastaj te tjeret sa per drrejtoret 99% jane te perfshire ne dallavere sepse vetem nje analize ne ato gjera qe mbajme ne duar tu besh kupton cdo gje. Psh i shef me telefona x dhe blackberry telefon te 2. Pastaj leje makina dhe me persona qe shoqerohen. Por ska ca ben polici kur sheh qe ministri, deputeti dhe drejtoret han e pin me kriminelet , bejne biznes me to si ne rastin e gjushit etj. Ketu eshte bere te marresh valixhet per gjith naten dhe te ikesh me vrap por cte bejme se skemi ku te ikim

    Përgjigju
  • Polici: 02/09/2018 21:48

    Ti xhafa mos e besh piken e hajrit ishalla se sa u bere minister tu duk vetja mbret e ben si i veshtire i ke degdis oficeret si mos me keq e asnje ste do , shiko si e katandise kete vend , e u kerkon llogari e u ben presion se do i shkarkosh kur ti vete duhet te japesh doreheqjen urgjent... po populli po rri me shprese se mos te shkarkon rama tani ne shtator se sa per ty e dime qe se jep doreheqjen se te pelqen posti si minister qe te dalte per hundesh . Te kam mallku me shpirt o ndyresire ty dhe ate plehren tjeter veliun , dava xhaje me gjak komunisti

    Përgjigju
    • biku: 02/09/2018 23:52

      big like

    • Rimi: 02/09/2018 22:32

      Big like!

  • Ilo: 02/09/2018 20:19

    Si duket ne tetor e ka afatin edhe Xhafa

    Përgjigju
  • Toni: 02/09/2018 19:41

    Ku ke fyryre te flasesh e te kerkosh llogari ti mor funderine mor trafikant ordiner. Ke fytyre i kerkon llogari drejtorit policise shkoder nderkohe qe ai djale trim e profesionist i di te gjitha por ti i pari se lejon te ushtroje detyren. Kujton ti se i ha populli keto gjera, populli me i thjeshte i di te gjitha por ti mor xhafe duhet qerrohesh nje ore e me pare. Ti i kerkon rezultate drejtorit shkodres por pastaj ca ndodh, kush ja siguron jeten atij e familjes se tij.... je krimineli ti me i madh

    Përgjigju
    • Komandanti: 02/09/2018 19:59

      Drejtori i shkodres eshte etalon i sjelljes kultures,njerzillekut. I vemti drejtor qe e mban deren e tij hapur si Z. Loka. Xhafa po mujti ti vejne ultimatum atyne qe mbrojne krimin po ska ca i ban.

  • agron xhafa: 02/09/2018 19:20

    Po ik vet njehere o i pafytyre, se ti je problemi. Si vazhdon akoma pa turp thua te ikin policet qe ka indicie per implikim... po per ty ka prova jo indicie o pleh.

    Përgjigju
  • Mimoza: 02/09/2018 19:13

    Shiko veten ti o vellai agronit se brenda shtatorit iken vete per lesh,mere dhe ate veli kambalen me vete.

    Përgjigju
    • Babalja: 03/09/2018 05:24

      Po oj po fluturon gomari me gjith samar