Ngjela: Negociatat e Shqipërisë me BE hapen më 28 qershor, ja arsyeja që e garanton këtë

Ngjela: Negociatat e Shqipërisë me BE hapen më 28 qershor, ja arsyeja që e garanton këtë

Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se hapja e negociatave të Shqipërisë me BE më 28 qershor është një gjë e sigurt. Ngjela sqaron në ‘Facebook’ dhe arsyen politike që garanton hapjen e negociatave, që sipas tij, është te politika aktuale amerikane për Ballkanin Perëndimor.

Sipas avokatit, vota e vendeve të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër SHBA, duke shtuar që kjo votë do të jetë pro Amerikës.

Postimi i Spartak Ngjelës:
Çelja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian më 28 qershor, është një gjë e sigurt. Cila është arsyeja politike që e garanton hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian?

Kurrë nuk duhet menduar se garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian do të votojnë për Shqipërinë më 28 qershor, do të gjendet në situatën e brendshme të Shqipërisë. Në këtë rast kjo nuk ka lidhje fare me këtë situatë.

Garancia që të gjitha vendet e Bashkimit Europian në mënyrë unanime do të votojnë më 28 qershor për çeljen e negociatave me Shqipërinë, është te politika aktuale amerikane për Ballkanin Perëndimor, prandaj vota e tyre, politikisht, nuk do të hidhet pro apo kundër Shqipërisë.

Kështu siç ka ardhur situata, vota e të gjitha vendeve të Bashkimit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë, politikisht, kuptohet që do të jetë një votë pro ose kundër Shteteve të Bashkuara Amerikës.

Domethënë është e kuptueshme që do të jetë pro, sepse, natyrshëm, që të gjitha vendet e BE-së do të jenë pro Amerikës. Gjithçka është e sigurt, prandaj korrupsioni i lartë në Tiranë kot e ka që çirret dhe kot e ka që shpreson te vota kundër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant USA: 10/06/2018 14:49

    Duket qe ed Rama I PASKA hedhur nje KOCKE avukatit qe te lepiet deri me 28 qershor

    Përgjigju
  • LU -IKU ME TAHIRIN NE KIRGISTAN: 10/06/2018 13:17

    Ky Faiku PO na nxjerr NGA Qejfi fikun. AQ TE SHIJSHME JANE KETO SALLATAT E FA-dhe-IK-T SA DARDHAT ME BISHT TE RAMES I SHET $1KOKRREN .DHE NGJELA E PAGUAN FAIKIKUN PER KETO KOMENTE ME KRIPOREN E ILIR METES .FUTU NE EUROPE QE TE PAGUASH TAXA TE REJA PE R EMIGRANTET .

    Përgjigju
  • Kafsha: 10/06/2018 12:02

    Eshte shumë e veshtirë të dalësh nga burgu dhe mendjen ta kesh të shëndoshë..

    Përgjigju
  • Qoqja: 10/06/2018 11:23

    O zoti avukat tani lindi interesi Amerikan per Shqiperin per te qene pjese e Europes se kur ishte partija jote ne pushtet nuk kishte interes ! Jo zoti avukat eshte dhe puna plot sakrica e qeveris ne realizimin e shum reformave sidomos ne reformen ne drejtesi qe instalove ti persanolisht me torin e kursit gjasht mujor tek plepat ne Durres zoti avukat.prandaj me me realitet

    Përgjigju
  • Faik: 10/06/2018 10:32

    RROFSH TAKU ! Je Fenomen si përherë Avokat ! Mos u ndal TAKU , Çirrua MASKËN HAJDUTËVE BASTARDË të POLITIKËS! BJERU TAKU , sepse vetëm kështu Luftohet KORRUPSIONI .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen

Dasmë në Big Brother, Heidi dhe Romeo do të martohen