Ngrihet komisioni për Akademinë e Shkencave, Gjinushi për platformën e Fugës: Kërkohet reforma e 2008-ës, e papranueshme

U zhvillua sot në Akademinë e Shkencave mbledhja e asamblesë së Akademisë së Shkencave. Gjatë kësaj mbledhje u ngrit komisioni zgjedhor i përbërë nga tre akademikët, Shaban Sinani, Jani Vangjeli edhe Neki Frashëri, të cilët do të administrojnë procesin e shpalljes, kritereve, paraqitjes së platformave edhe të votimit të kandidaturave.

“Sido që të jetë komisioni do të funksionojë në çdo rast. Thjesht do t’i japim kohë që mos të vendoset në afatin e fundit, për të përgatitur zgjedhjet”.-tha akademiku Vasil Tole.

Akademiku Skënder Gjinushi, i cili kryeson edhe grupin e punës, që ngriti ministria e Arsimit për të bërë projektligjin, për reformimin e Akademisë së Shkencave zgjedhjet i konsideroi të rëndësishme për t’u bërë, qoftë duke u mbështetur në ligjin e vjetër, qoftë në projektligjin që pritet të miratohet në qeveri

Meqenëse, përkon që jemi në fazën e përfundimit të miratimeve të ligjeve të reja, por edhe vet akademia urdhëron bërjen e zgjedhjeve brenda shkurtit apo marsit, për këtë u mor vendim që të ngrihet një komision që të marrë artibutetet e bërjet të zgjedhjeve. Thuhet qartë, që data do të caktohet në bazë të hyrjes në funksion të ligjit të ri. Vet procesi zgjedhor nuk ka ndryshime. Kjo nuk kushtëzon përgatitjen e zgjedhjeve. Nëse ka një kompromis që ligji vonohet, do të bëhet edhe pa të. Këtu janë dhënë dy dorëheqje që kanë qenë të karakterit moral. Derisa referoma është në proces, nuk ka asnjë pengesë as ligjore edhe as morale, që Akademia të vijojë të procedojë normalisht.

Skënder Gjinushi, akademik

Gjinushi shton më tej se mandatet vijojnë derisa zëvendësohen, Asambleja ka gjithë të drejtën edhe të zgjasë mandatet, sepse problem ka qenë reforma.

Reforma ka mbaruar. Kryeministri e ka quajtur në drejtim të duhur. Vonesat janë edhe për arsye burokratike, por mendojmë se zoti kryeministër dha një qasje që duhet që ta vlerësonte personi. Pasi vlerësoi reformën edhe tha, që duhet që të miratohet një minutë e më parë. Lexojeni atë që tha kryeministri, derisa e ka çuar tek kryeministria, ka hapur derën më të madhe. Njeriu nuk ankohet përse se çova tek drejtori, por kur s’ja pranojnë organet më lart. Pas asaj e ka tërheq. Edhe e dyta, atë që ka propozuar më pas, që përsëri u pa. Nuk  është asgjë më shumë, veçse 2008-ta.

Skënder Gjinushi, akademik

Më tej Gjinushi thotë, se janë 40 akademikë edhe që të gjithë para dy vitesh kanë paraqitur platforma.

“Nuk ka asgjë të papërfshirë në ligjin aktual. Nuk ka asgjë, që ka tentuar dikush si ide, jo që ta shpreh si ligj, që nuk është në ligj. Ligji edhe statuti i ri përmbajnë tërë çfarë dhe si funksionon një akademi e standardeve evropiane”.-tha Gjinushi.

Ndërsa, ndalet edhe tek platforma e propozuar nga akademiku Artan Fuga për Akademinë e Shkencave

 “E reja e platformës, që ju e keni kaq përzemër është që kërkohet thjesht një reformë e 2008-ës. Sa herë ndërrohet qeveritë rithemelohet akademia, edhe akademinë e re, e ngre qeveria. Kjo është e papajtueshme,e dhe e papranueshme. Pavarësisht e as kjo nuk është depozituar kurrë në akademi, reformat nuk bëhen rrugëve, me email, por në tavolinë. Reforma e 2008-ës ka dështuar”.-shtoi akademiku.

Ndërsa, nga ana tjetër përfundon në fund të muajt shkurt (20 shkurt) edhe mandati i Vasil Toles, sekretarit shkencor dhe anëtar i kryesisë dhe këshillit ekzekutiv, i cili pas dorëheqjes për t’i hapur rrugën reformës për reformimin e Akademisë së Shkencave në muajin shtator të 2017-ës, së kryetarit edhe zëvendëskryetarit të Akademisë, ka qenë i vetmi funksionar me fuqi juridike në këtë institucion shprehet, se  “Do ta shikoj qëndrimin tim. Keni qenë prezentë, që ka qenë pak kolegë. Duhet që të kem edhe unë një moment reflektimi për të parë se çfarë do të bëj”.

Zhvillimin e Mbledhjes së Asamblesë e kërkuan 10 akademikë, nga 30 që janë me të drejtë vote. Ndërsa morën pjesë në mbledhje vetëm 20 prej tyre. Edhe përse nuk dihet ende se kur qeveria do të miratojë projektligjin, zgjedhjet mendohet të zhvillohen gjatë muajit mars.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin

Wall Street Journal: SHBA po vlerëson mundësinë për të furnizuar sërish me armë për Izraelin