POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nikolla dhe Manastirliu inspektime në Fier: Çdo institucion arsimor të garantojë standartet higjieno-sanitare

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla kanë inspektuar sot shkollën 9-vjeçare “Dine Ismaili” në Levan dhe shkollën e mesme “Janaq Kilica” në Fier për të parë nga afër kushtet higjieno-sanitare. 

Investimet në infrastrukturën arsimore ofrojnë sot një standart të përmirësuar te institucioneve te arsimit publik por cilado qoftë gjendja e shkollave për ne është e rëndësishme që në secilën prej tyre të ruhet një standart sa i takon respektimit të kushteve higjieno-sanitare për të garantuar mbarëvajtjen e duhur të vitit të ri shkollor që nis pas pak ditësh.

Përmës një aksioni mbarëkombëtar -për t’i paraprirë fillimit të vitit të ri shkollor- inspektorët e Inspektoriatit shtetëror shëndetësor kanë kryer 1094 inspektime (119 vetëm në Fier) në institucione arsimore publike dhe jo publike parashkollore(kopeshte), institucione arsimore shkollore(shkolla 9-vjecare dhe të mesme), institucione të arsimit të lartë si dhe konvikte në funksion të tyre. 

Pas detyrave të lëna 2 muaj më parë - inspektorët tanë rikthehen me verifikimet në terren për të garantuar respektimin e kushteve higjieno-sanitare në shkolla.

Ogerta Manastirliu, ministre

Më tej, Manastirliu u shpreh se do riverifikohen të gjitha institucionet arsimore nëse i kanë plotësuar detyrat e lëna nga inspektoriati, në mënyrë që shkollat të jenë gati me kushtet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor.

Respektimi i kushteve higjeno-sanitare është një aksion në shkallë vendi në të gjitha institucionet arsimore për plotësimin e kushteve higjieno-sanitare në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme.

ke.mu./b.ha.
Komento