Nikolla sqaron çmimin e teksteve shkollore: Ja kush i përfiton librat falas

Nikolla sqaron çmimin e teksteve shkollore: Ja kush i përfiton librat falas

Lindita Nikolla

Tirane- Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla reagon pas akuzave të kampit blu se janë rritur çmimet e paketave të teksteve shkollore.

Me anë të një statusi në Facebook, ministrja shprehet se nxënësit shqiptarë do të kenë mundësi që këtë vit të mësojnë me tekste të “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson njësoj si fëmijët e tjerë në Europë. Këto tekste shton ajo, do të kenë çmime të ndryshme, por janë pakrahasueshme me tekstet e para për nga cilësia.

“Me cilësinë dhe standardizimin që po realizojmë në arsimin parauniversitar, duke bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë me tekste si fëmijët në Evropë, teksti i ri i ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri por i pakrahasueshëm në cilësi”,- tha Nikolla.

Ministrja tha ndër të tjera se këtë vit shkollor, nxënësit e klasave nga e para deri në të katërt do të marrin libra falas, të cilat do të mund t’i marrin në shkollë nga mësuesit e tyre.

STATUSI I PLOTË

Prej disa muajsh Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë po vijon me përgatitjet për nisjen e vitit të ri shkollor. Në këtë shtator për nxënësit do të ketë mbi 90 shkolla të reja dhe të rikonstruktuara me terrene sportive, ku shumë prej tyre do të hapin dyert për të pritur fëmijët më 17 shtator. Por këtë vit për herë të parë, fëmijët e klasave të para deri tek e katërta do të kenë librat falas, të cilat do të mund t’i marrin në shkollë nga mësuesit e tyre. Mbi 125 mijë familje shqiptare me këtë vendimmarrje të qeverisë shqiptare do t’u ulen shpenzimet mesatarisht 4 500 lekë në vit për çdo fëmijë që ndjek arsimin bazë. Kjo nismë e cila këtë vit pilotohet për herë të parë pritet të zgjerohet edhe me klasa të tjera në vitet pasuese. Pas një rrugëtimi të gjatë me reformën kurrikulare, jemi të lumtur që kemi arritur të mbyllim ciklin e prodhimit të teksteve të reja dhe cilësore shkollore të mbështetura në kurrikulën e re. Çdo vit, nga viti 2015 kemi aprovuar tekste të reja për klasa të caktuara, duke i pilotuar dhe më pas aprovuar përfundimisht. Kjo reformë filloi nga klasa e parë dhe e gjashtë vitin e parë duke e mbyllur gjithë ciklin me vitin shkollor 2019-2020. Sivjet kemi aprovuar tekstet e klasës së katër, nëntë dhe dymbëdhjetë duke mbetur për vitin pasues vetëm tekstet e klasës pestë. Kurrikula e re që synon ndërtimin e kompetencave të komunikimit, logjikës, qytetarisë etj, kishte nevojë për tekste të reja që ndihmonin mësuesit dhe nxënësit për të arritur ato kompetenca.

Ndaj morëm tekste nga shtëpi botuese prestigjioze si “Oxford”, “Cembridge” dhe “Pearson”, sidomos për lëndët e shkencave. Me cilësinë dhe standardizimin që po realizojmë në arsimin parauniversitar, duke bërë të mundur që fëmijët shqiptarë të mësojnë me tekste si fëmijët në Evropë, teksti i ri i ndërtuar mbi një kurrikul të re dhe i marrë nga “Oxford”, “Cambridge” apo “Pearson”, ka çmim të ndryshëm nga teksti i vjetër i realizuar në Shqipëri por i pakrahasueshëm në cilësi.

Çmimi qëndron i pandryshuar në vitet në vijim dhe ndryshon vetëm sipas indeksimit të normës së inflacionit. Disa nga kategoritë e nxënësve që marrin tekste falas: • Fëmijët/nxënësit që ndjekin arsimin fillor nga klasa e parë deri në të katërt. • Fëmijët/nxënësit që janë i treti e më lart në radhën e shkollimit të fëmijëve të së njëjtës familje. • Fëmijët/nxënësit që janë pjesë e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga njësitë e vetëqeverisjes vendore. • Fëmijët/nxënësit që janë viktima të trafikimit e marrin ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës. • Fëmijët/nxënësit që janë përfitues në institucionet e përkujdesit social rezidencial në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit. • Fëmijët romë dhe egjiptian. • Fëmijët jetim etj. Së bashku me nxënësit e ciklit të ulët, libra falas në Republikën e Shqipërisë do të përfitojnë mbi 2/3 e të gjithë nxënësve që janë pjesë e arsimit të detyrueshëm. Përpjekja jonë për qasje të barabartë në shkollim nuk merr fund këtu. Kemi shumë punë për të bërë. Por, në të njëjtën kohë, jemi të lumtur që kemi arritur të lehtësojmë buxhetin familjar për nevoja shkollimi për rreth 200 mijë familje. Ju urojmë një vit të mbarë shkollor!

Lindita Nikolla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasani: 18/08/2018 00:17

    Ngrihuni o popull shqiptar qe edhe identiteti po ju humb. Cjane keto Oxford Cambridge etj qe na servir z. ministre? Futni edhe edukaten seksuale qe ne klasen e pare sepse keshtu do Europa e degjeneruar.

    Përgjigju
  • miri: 17/08/2018 17:28

    Jep libra falas për ciklin e ulet dhe ja u ngop çmimin e librave klsave të ciklit të lartë,moj Zonja Ministre po si të duket populli që po luani si macja me miun,po ka mundësi që një vit shkollor të mos na mërzitësh se na bëtë jo me shkollë por po i bëni nxënësit skizofrenë,në vend që të kontrolloni mësuesit se si i mësojnë nxënësit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit

Nëse SPAK-ut i rruhet për Ilirin dhe Monikën, ka 11 banjo tek një vilë në Gji të Lalëzit