Sezoni turistik/ Gjoba për ata që nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare në Shëngjin

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor ka identifikuar probleme në disa subjektet të kontrolluara në zonat turistike në Shëngjin. Kushtet higjeno-sanitare janë gjetur me mangësi në dokumentacion. Trupat inspektuese janë vendosur në zonen e Shëngjinit, ndërsa kërkohet edhe bashkëpunimi i pushuesve për të denoncuar abuzimet si dhe inspektoret që nuk kryejnë punen e tyre.

Kryeinspektori, Eltar Deda ka konfirmuar se ka patur edhe mbyllje të aktivitetit për rastet kur janë konstatuar abuzime dhe nuk është lejuar hapja deri në permbushjen e kushteve.

Duke i ftuar qytetarët që të abandanojnë subjektet që nuk i kanë kushtet higjeno-sanitare të tyre në rregull dhe nga ana tjetër të bëhen bashkëpunëtorë me ne duke denoncuar në numrin shtetëror dhe nga ana tjetër edhe nëpërmjet faqes: shqipëriaqëduam.al

Eltar Deda, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor

Vetëm në zonen e Lezhës janë bërë më shumë se 156 inspektime për kushtet higjeno- sanitare, detyrime që për inspektoriatin duhet të permbushen nga të gjitha subjektet. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv

Sulmet ndaj SPAK dhe ‘spastrimet’ në parti, Ilir Meta sonte në 21:00 në 'Frontline' në Report Tv