Nis Panairi XXI i Librit, botues dhe studiues: Është ngjarja më e rëndësishme për librin

Panairi i Librit ngre siparin. Rreth 100 ekspozues sjellin tek lexuesi jo vetëm 200 tituj të rinj, por edhe ribotime. Shumë dashamirës të librit, kanë vizituar që në orët e para stendat e panairit. Ndërsa, përgjatë këtyre 5 ditëve do të zhvillohen edhe rreth 50 aktivitete, që kanë në qendër temën e leximit, duke mos lënë mënjanë takimin e autorëve me lexuesin. Botuesit edhe studiuesit e konsiderojnë Panairin e Librit mundësinë më të mirë për të takuar lexuesin.

Për ne si studiues kjo është shumë e rëndësishme, sepse librat nuk i bëjmë për t’i lënë nëpër rafte. Për të rinjtë ka shumë rëndësi që tu kundërvihet statistikave, se një mln shqiptarë nuk lexojnë. Hapi i parë është organizimi i këtij panairi. Libri ka nevojë për reklamë. Panairi është reklama më e mirë.

Xhevat Lloshi, studiues dhe përkthyes

Është një ndër ngjarjet që mirëpritet në kontekstin e gjithçkaje, edhe në klimën që statistikat flasin për një rënie të leximit. Kjo na ka ngacmuar që ne të çojmë tek lexuesi ato që do të pëlqehen. Ne kemi bërë përpjekjet që të jemi sa më koherentë edhe të injektueshëm, me letërsinë që sjellim.

Frano Kulli, botues 

Për herë të parë botohet “Hekuri dhe Çeliku” nga Mitrush Kuteli, i shkruar në të njëjtin vit, që ai u nda nga jeta, 1967

Ka rëndësi shumë të madhe se një botues, ka drejtpërdrejt lexuesin dhe njihet me kërkesat edhe shijet e tij, pa librarin. Është shumë i rëndësishëm ky kontakt, këtu vijnë ata që lexojnë. S’mund të them për ata që nuk vijnë këtu se nuk kam nga t’i dijë. Ka që janë të prirur drejt figurës më shumë, sesa brendisë. Por lexuesi duhet që të respektohet për kërkesat që e ka. Ne këtë vit nga Kuteli sjellim një tregim të vogël, që është tregimi i fundit që ai ka pasur në dorë, nga punët e veta. Është tregimi Hekuri dhe Çeliku .

Atalanta Pasko, e bija e Mitrush Kutelit

Ndërsa, surpriza e tij viti mbetet vepra e Ismail Kadaresë, “Kur sunduesit grinden”, për të cilën do të jetë i pranishëm edhe vet shkrimtari në stendën botuese ditën e premte, ora 11.00. Panairi mbyllet në datë 18 nëntor.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS