Dita e 42-të e protestës te 'Unaza e Re', Basha: Qytetarët t'i bashkohen masivisht studentëve

TIRANË - Ka nisur në ditën e 42-të protesta e banorëve të "Astirit" të cilët kundërshtojnë shembjen e shtëpive që preken nga projekti i zgjerimit të Unazës së Madhe. Në mbështetje të banorëve ka shkuar edhe kryetari i PD, Lulzim Basha i cili ka lënë mbledhjen e Kuvendit Kombëtar dhe i është bashkuar protestës. Në një prononcim për mediat Basha tha se sot i gjithë vendi ndodhet në protestë. Ai tha se PD mbështet protestat e banorëve të Unazës së Re dhe ato të studentëve. Apeli i tij ishte që të gjithë qytetarët t'i bashkohen protestës studentore.  

Sot e gjithë Shqipëria është ngritur në protestë. Protesta nga më madhështorja që është ajo e studentëve, por dhe protestat e tjera. Kjo tregon gjendjen alarmante që po kalon Shqipëria. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, të dalin masivisht në protestën e studentëve. Rama po luan me nervat dhe shëndetin e tyre në këto ditë të ftohta. Unë u drejtoj një ftesë të gjithë qyteteve, që të bashkohen me studentët. Vetë partia demokratike ka tre vite që kërkon shfuqizimin e Ligjit të Arsimit ë lartë.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Duke u ndalur te projekti i Unazës së Madhe, kreu demokrat e quajti atë sërish aferë korruptive, ndërsa paralajmëroi se PD do denoncojë ditët në vijim një tjetër skandal tjetër që lidhet pikërisht me këtë çështje.   

"PD ka ndihmuar banorët në këtë padi me ekspertët e saj. Planin ia kanë prishur studentët, ndaj është sulur për ti mbrojtur, por s’ka për t’ia dalë dot. Të gjitha tenderat fitohen në garë të dyshimta. Tek Unaza e Re ka edhe një aferë tjetër, dhe ne po merremi me shqyrtimin e dokumenteve, ne do t’i bëjmë publike në ditët në vijim. Ne jemi  në radhë të parë në mbështetje të banorëve dhe studentëve, jam i bindur se Edi Rama do të largohet një orë dhe më parë", tha Basha.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 16/12/2018 04:27

    Ngele ne qader o lulush

    Përgjigju
  • Ilir: 15/12/2018 18:57

    O Lulush ! Prit gomar te mbije bar..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës

Tajvani detekton avionë luftarakë të Kinës