Nis punën në Parlamentin Europian ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Nis punën në Parlamentin Europian ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca

Pas largimit të ambasadores së BE-së Romana Vlahutin, zëvendësuesi i saj në Shqipëri, italiani Luigi Soreca ka nisur punën për përfaqësimin e vendit në Parlamentin Europian.

Në rrjetin e tij social, Twitter ai ka postuar një foto nga Parlamenti Europian duke rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen e fortë të BE-së për integrimin e vendeve të Balkanit.

Dita e dytë e konferencës së Ambasadorëve në Parlamentin Europian. Në mbledhje do të diskutohet për ekonominë, ndryshmet e klimës, migrimi, dhe roli i BE-së në botë. Edhe njëherë rikonfirmohet mbështetja e fortë e BE-së për integrimin e vendeve të Balkanit.

Luigi Soreca, ambasadori i BE-së për Shqipërinë

Luigi Soreca në Parlamentin Europian

Soreca u emërua në Shqipëri në datë 19 korrik pas largimit të Romana Vlahutin.

Ai punon prej vitesh në rangje të larta në Bruksel dhe ka qenë i angazhuar me Shqipërinë gjatë procesit të liberalizimit të vizave. Luigi Soreca është njohës i mirë i çështje të sigurisë, i legjislacionit në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda, dhe ka punuar me EUROPOL dhe CEPOL.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit

Durrës, u mbyt në det teksa peshkonte, gjendet në brigjet e Kroacisë trupi i Aurel Ndonit