Nis sezoni i gripit: Gjashtë
mënyra për ta mbajtur larg

Nis sezoni i gripit: Gjashtë <br />mënyra për ta mbajtur larg
VITAMINA DHE MINERALE

Vitamina C është vitamina më e mirë për të forcuar sistemin imunitar. Eshtë një antioksidant shumë i mirë dhe shton aktivitetin e rruazave të bardha. Kryen një aksion antiviral, antibakterial dhe antibiotik. Po shtohen gjithmonë e më shumë studimet edhe në favor të vitaminës D. Një studim i Universitetit të Kompenhagenit tregon se kjo vitaminë është e domosdoshme për të luftuar infeksionet që kërcënojnë organizmin. Të vlefshme janë dhe vitaminat e grupit B, të cilat ndihmojnë për të përballuar lodhjen e ndryshimit të stinëve. Thelbësore janë dhe kripërat minerale si zinku, që stimulojnë sistemin imunitar sepse veprojnë dhe zhvillojnë linfocitet T, qelizat e gjakut që luftojnë bakteret dhe viruset. Mes kripërave minerale i rëndësishëm është dhe bakri, i cili ndihmon në përthithjen e vitaminës C dhe mbron aparatin e frymëmarrjes. Kujdes të mos ekzagjeroni, pasi një studim i publikuar në American Journal of Clinical Nutrition, tregon se mund të shtojnë vdekshmërinë. Pra këshillohet gjithmonë marrja e vitaminave dhe kripërave minerale përmes një diete ushqimore të larmishme.

USHQIMET QE TE FORCOJNE

Një dietë imunostimuluese është një bazë e mirë për të përballuar stinën me viruse. Kështu drithërat, farat vajore, perimet, kanë një përmbajtje të lartë të grupit të vitaminave B (përveç B12). Vitamina C gjendet te trëndafili I egër I freskët, në specat e ëmbël të gjallë, te kiwi, te luleshtrydhet, te lakra e kuqe, te frutat e pyllit, agrumet, në gjethet jeshile të prasit, te qepët. Edhe kripërat minerale nuk duhet të mungojnë në dietën imunostimuluese. Sidomos hekuri, zinku dhe seleniumi. Ku i gjejmë? Te majaja e birrës e freskët, peshku ton, sardelet, qepa, lakrat, domatet, drithërat integrale, kërpudhat, fiqtë e thatë.

ANTIBIOTIKET NATYRALE

Një thelp hudhre, një lugë mjaltë, një rrënjë likuiricie. Pak vetë e dinë që këto përbërës natyrorë janë antibiotikë që ndihmojnë shumë organizmin. Por përpara se t’i përdorni është mirë t’i drejtoheni një mjeku specialist. Një aleat shumë i mirë i imunitetit është hudhra, e cila lufton baktere, viruse, parazitë dhe kërpudha. Hudhra përdoret e gjitha, si koka ashtu dhe gjethet, por tashmë në treg ekzistojnë dhe kapsula. I mrekullueshëm edhe mjalti, i cili ka një veprim antibakterik. Ekspertët këshillojnë marrjen e një luge mjalti në ditë, të çfarëdolloji. Mes bimëve, efekte mbrojtëse ka eukalipti, i cili vepron si një baktericid. Eukalipti ka dhe një veprim antiviral dhe për këtë përdoret shumë dhe në sëmundjet e ftohjes.

MBROJTJET

Të ruash ekuilibrin e zorrëve është një fitore e madhe, pasi aty përmbahet 70 % e imunitetit. Çrregullimi i florës intestinale çon zinxhir në çrregullime dhe të organeve të tjera: mushkëri, veshka, stomak. Për të ruajtur zorrët në formë, ekspertët këshillojnë një dietë me pak acide. Këtu duhet marrë mendimi i mjekut për të këshilluar doza bakteresh, të cilat ruajnë ekuilibrin e zorrëve.

VAKSINA OMEOPATIKE

Për mjekësinë omeopatike është e rëndësishme të kuptojë se ku fshihet çekuilibri që mund të dobësojë sistemin imunitar dhe të rikthejë harmoninë e tij. Ja pse është e dobishme një profilaksi parandalimi që përgatit trupin për stinën e ftohtë. Këshilla më e mirë që japin mjekët omeopatë është një ekstrakt mëlçie dhe zemre rose. Jepet një monodozë në javë nga nëntori deri në mars, pikërisht për të parandaluar gripin. I këshilluar sidomos për të moshuar dhe fëmijë.

SPORTI NDIHMON FORCIMIN E IMUNITETIT

Sporti ndihmon në forcimin e imunitetit duke rritur me 20 % numrin e antikorpeve. Për këtë arsye edhe fëmijët duhet të inkurajohen të bëjnë një sport pa pasur frikë se djerësiten apo ftohen. Me kalimin e kohës ata forcohen. Sportet më efikase në forcimin e imunitetit janë ata aerobike si çiklizmi, ecja, vrapi, noti. Por nëse ekzagjerohet, arrihet e kundërta: sforcimi dobëson imunitetin. Kujdes, kur bëhet sport në ajër të pastër, kryhet një gabim duke u veshur e mbuluar shumë. Stërvitja mund të kryhet pa asnjë problem dhe në kushte të një moti të ftohtë, pasi trupi mësohet të përballojë dhe kushtet klimatike të pafavorshme.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës