POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Nis stina e nxehtë, ja si mund ti 'shtyni' orët në punë

Foto ilustruese

Stina e verës ka nisur, dhe të gjithë e kemi mendjen tek pushimet e mbi të gjitha tek deti, e pikërisht për këtë arsye orët e punës të duken më të lodhshme se zakonisht.

Mendjet e mëdha e kanë gjetur një zgjidhje për të qënë të suksesshëm e për të kaluar me optimizëm e pozitivitet orët e punës.

Të jemi produktivë dhe të mos shohim e padurim orën për përfundimin e punës ka gjithmonë një zgjidhje.

Disa nga emrat më të njohur botërorë e kishin gjetur zgjidhjen e tyre për të punuar me dëshirë. Ja nga disa shprehjet më pikante të tyre:

1) "Kur punoj, une relaksohem. Të mos bësh asgjë është e lodhshme ", Pablo Picasso.

2) "Mundësitë janë shpesh të maskuara nga puna e madhe, kështu që shumica e njerëzve nuk i njohin ato," Ann Landers.

 3) "Kënaqësia e punës e bën të përsosur", Aristoteli.

4) "Kreativiteti do të thotë ti lejosh e vetes për të bërë gabime. Arti do të thotë të dish cilat prej tyre duhet ti pranosh", Scott Adams.

5) "Të punosh shumë dhe të punosh në mënyrë inteligjente mund të jenë dy gjëra të ndryshme", Byron Dorgan.

6) "Mos qëndroni në shtrat nëse nuk mund të bëni para në shtrat", George Burns.

7) "Bubullima është e bukur dhe mbresëlënëse, por është rrufeja që bën të gjithë punën", Mark Twain.

e.gj.
Komento