Nis të dielën te "Turbina" Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, nxitoni të rezervoni biletat falas

Nis të dielën te

Posteri i Festiavlit Mbarëkombëtar i Teatrit

Skena e re tek Teatri "Turbina" do të hapë dyert për të mirëpritur artistët dhe publikun për Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit, ngjarja më e rëndësishme teatrore e vitit! Ky festival organizohet me rastin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, ku nga data 23-30 Shtator 14 trupa teatrore nga të gjitha trevat shqiptare do të servirin një mozaik kulturor nga të gjitha trevat shqiptare, ku do ku flitet gjuha shqipe.

Nga sot, të gjithë dashamirësit e teatrit do të mund të rezervojnë biletat e tyre pa asnjë kosto, pasi ato janë falas. Festivali i teatrit rikthehet pas 6 vitesh mungesë. Por tashmë këtë herë festivali do të ketë jo vetëm vepra shqiptare, por dhe të autorëve të huaj. Ky festival do të nisë rrugëtimin e tij një javor me komedinë shqiptare “TAG”.

TAG” është një realizim tërësisht shqiptar, i prodhuar nga Bashkim Hoxha në bashkëpunim me Andia Xhungën si regjisore, Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokonën si kostumografe dhe Agim Krajkën dhe Sajmir Cilin si realizues të muzikës. Kjo komedi trajton temën e rrjeteve sociale, përkatësisht interaktivitetin në rrjetin social Facebook. E pa dyshim që pjesë e rëndësishme e komedisë janë edhe aktorët dhe rolet në të cilat ata do të shfaqen:

– Olta Daku – Meri, banakierja e fshatit
– Gert Ferra – Gerti, pronari i lokalit të fshatit
– Indrit Cobani – Toni, “çun tirone”
– Adelina Muça – Lena, mjelësja e lopëve njëkohësisht edhe “ylli i fshatit”
– Naun Shundi – Lomi, postieri i fshatit, momentalisht i papunë pasi nuk ka më postë
– Mehdi Malka – Lima, stallieri në pension
– Ardian Cerga – Lame, refugjati i sapokthyer nga Italia
– Erjona Kakeli – Anabela, adhuruesja e leximit, ëndrra e së cilës është të largohet nga fshati
– Besmir Bitraku – Miklovani, veterineri i apasionuar
– Genti Deçka – Decke, djali i bariut
Si dhe Rajmonda Bulku në një rol surprizë.

Por kjo nuk do të jetë shfaqja e vetme, pasi edhe 13 shfaqje të tjera nga trupa të gjithë trojeve shqiptare do të jenë pjesë e këtij festivali të rëndësishëm kulturor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë

Me telefon dhe pa rrip sigurie, katër shoferë të arrestuar në 24 orët e fundit në Tiranë