Nishani akuzon Ramën se po blen një karrige 20 mijë euro, por replikon ashpër me komentuesin/ Ja debati

Nishani akuzon Ramën se po blen një karrige 20 mijë euro, por replikon ashpër me komentuesin/ Ja debati

Bujar Nishani

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani, kohët e fundit është shfaqur në rolin e analistit, ku me shkrimet e tij kritikon qeverinë Rama.

Në komentin e fundit që ka bërë në rrjetet sociale, Nishani ka akuzuar qeverinë se ka rritur ekstremisht numrin e tenderave pa garë.

Ish-Kreu i Shtetit ka shkuar edhe më tej, duke denoncuar se kryeministri Rama, në një tender për të blerë 12 karrige për kryeministrinë, po shpenzon para të barabarta me ndihmë sociale të 1.000 familjeve, ose më saktë 20 mijë euro për një karrige.

Por për mendimin e tij, Nishani ka replikuar me një komentues, i cili e ka akuzuar se në kohën kur ai ishte president, nuk bëri asgjë për t’i zgjidhur problemet e vendit, por vetëm sa mori rrogën.

Ja debati i Nishanit me qytetarin:

Te pakten mos na trego se vjedh shteti popullin e vet,se e dime,ti sa ishe president cfare bere konkretisht qe punet te rregullohen, apo more rrogen,keshilla jote nuk vlen me! 

Simon Ndoci

Simon së pari të këshilloj të lexosh Kushtetutën e Shqipërisë, pjesën e kompetencave të Presidentit të Republikës. Aty ke dhe përgjigjen time për ju. Së dyti nuk është normale ti thuash kujdo mos denonco. Këshilla ime është për ata që e pranojnë atë, për askënd që nuk e do. Gjithsesi unë uroj që ju të ndiheni mirë në këtë realitet që kemi. 

Bujar Nishani

Debati mes qytetarit dhe Bujar Nishanit në Facebook

Ja komenti i Nishanit për tenderat:

Agjencia e Prokurimeve Publike raporton se vitin e kaluar qeveria bëri 2234 tendera të mbyllur.

Kjo do të thotë se një e treta e tenderave me paratë e shtetit bëhen pa garë, çka rrit abuzimin skandaloz me paratë publike.

Sipas të dhënave të vetë Agjensisë, rezulton se qeveria ka shpenzuar vitin e kaluar mbi 60 milionë euro në tendera ku ka caktuar fituesin drejtpërdrejtë pa garë. Vlera fituese ka rezultuar sa 99.3 për qind e fondit limit.

Kur nuk ka garë, fituesi i paracaktuar abuzon me maksimumin e fitimit për veten e tij dhe shpenzimin maksimal të parave publike.

Kjo është thjesht dhe troç, grabitje e parave të buxhetit të shtetit !

Konkurimi në tendera bëhet pikërisht për të siguruar ofertën më të leverdisëshme dhe standardin më të lartë që paraqitet nga konkuruesit.

Deri në vitin 2013 këto tenderime bëheshin vetëm elektronikisht, ku askush nuk kishte mundësi të zbulonte paraprakisht ofertat.

Tani hajdutëria ka mbërritur në kup të qiellit.

Pa konkurim fare !!!

Më tej, kur shikon se shumica e këtyre tenderave bëhen jo për shërbime publike por për zyra, makina, palma rrugësh dhe roje, kupton pse nuk dalin paratë për spitale dhe shkolla, për rrogat dhe pensionet, për shërbimet sociale ndaj të pamundurve.

Media njofton se Kryeministria ka hapur një tender për të blerë 12 karrige për zyrën e kryeministrit.

Fondi për këtë blerje rezulton se një karrige e tillë do të kushtonte rreth 26 milion lekë ose rreth 20 mijë euro. Kjo vlerë është e barabartë me asistencën sociale të 1000 familjeve të varfëria që mbajnë frymën për një muaj.

Thënë ndryshe, 12 karriget e kryeministrit kushtojnë sa asistenca sociale e 12 mijë familjeve.

Një shumë e tillë do të ishte e mjaftueshme për një Qëndër Shëndetësore lokale diku.

Një qëndër shëndetësore që qytetarët nga Kukësi apo Tepelena, Peshkopia apo Berati, Lezha apo Lushnja, Rrësheni apo Saranda të mos torturoheshim rrugëve për të mbërritur në spitalet e Tiranës e qëndronin me orë pas dyerve në rradhë të gjata që të kujtojnë kohën e diktaturës përpara dyqaneve të ushqimit.

Kjo shumë do të ishte e mjaftueshme për të rikonstruktuar disa shkolla në zonat rurale ku fëmijët e shqiptarëve qëndrojnë si rifuxho në pikun e acarit dhe torturës njerëzore të dimrit zbuluar.

Por normalja nuk funksionon në Shqipëri. Arsyeja jemi ne, jo qeveria të dashur miq, fatkeqësisht !

Në një shtet normal, do të funksiononin institucionet, të paktën.

Por, sa kohë institucionet antikorrupsion të qeverisë nuk funksionojnë, i del përgjegjësia opozitës jo vetëm ti denoncoj këto afera por të krijojë pranë saj një ekip të gjërë juristësh dhe të pregatisë të gjitha dosjet penale për çdo rast të makutërisë qeveritare me paratë e shqiptarëve.

Ato ti bëjë publike dhe depozitoj në prokurori.

Shqiptarët do ta duartrokisnin këtë akt !

Bujar Nishani, ish-president i Republikës

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lokja.: 25/04/2018 20:45

    Komentuesit POSHTE meje Jane puro drogaxhinj pa MBARUAR SHKOLLEN 9 VJECARE private ne RROSKOVEC DHE PAGUHEN MIRE NGA TAHIRAMETA.KETA GJYTYRYM TE MODELIT TURK ( UNE DI JU JENI DEMOKRATE ) DUHEN vaksinuar me VAKSINEN anti HPV .FATKEQESI QE KUR ESHTE DICKA E ZEZE SOCIALISTEVE U DUKET PAK E ZEZE SEPSE NE KOHEN E SALIUT ISHTE ME E ZEZE.KURRE NUK JEMI PER TU NDREQUR SE NUK BESOJME NE ZOT .

    Përgjigju
  • Iliri: 25/04/2018 17:24

    Ooooooo na paska ndryshuar fotografine ,prane librit i papare , prane dijes I panxene ,prane punes I paafte , per vendin gje ske bere Mos ndrysho fasaden ,por permbajtjen o partiak i thekur shko ndihmo lulin qe e beri partine mish mash e ki mendjen se te ka hyre vetja ne qefi se gjoja bere presidentin e mund te besh edhe analistin apo dicka tjeter Ti mund te besh vetem kapterrin e asgje tjeter ,sa per president ke qene me I paafti dhe me partoak qe per cdo gje konsultoheshe me kumbarin tend Sali

    Përgjigju
  • Jeton torre gjoleka: 25/04/2018 16:55

    O dordoleci salhe kriminelit o sakat ordiner çfar bëre ti kur ishe president o kukulla salheut ti dhe të dënuarin nga krimineli enver nuk i bëre dekretimin në Vatikan . E tani na flet për demokraci e për pastërti . A ke një fije dinjiteti ti mor sakat ordiner . Po mbylle halen e rri urt e prit që të marësh shpërblimin nga shefi jot kriminel salheu .

    Përgjigju
  • Bon xhovi.: 25/04/2018 16:48

    Mire e ka qe kritikon se ketu vidhet,jam dakort por duke qene ushtar i betuar i sali qenit ky eshte i pa besueshem.Edhe kur ishte babai shpirteror ne pushtet eshte vjedhur pa llogari e ti zotrote su ndjeve gjekudi e tani shyqyr te paska dal gjumi.Po harrova e bere nje gje te bukur: i more pronat tua ku ishin e ku sishin.Mire do jete sikur ju poltikanet e datlidje e vitit 50 e me poshte mos te ndjeheni fare se keni henger ne te gjitha kohet.

    Përgjigju
  • Blenard: 25/04/2018 16:42

    Kush esht ky i parkut presidet leshi

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 25/04/2018 16:25

    O Nishan o sepate pa bisht. Po ty dhe poturet ti ngrene te tjeret.U bere mendar, me nder ti je nje cop idiot dhe president me koti qe ka patur Shqiperia. Mer pak shembull nga simboli shtetarit Moisiu.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend