Nis puna për Bypass-in e Tepelenës, Rama: Pas Vlorës, aeroport turistik në Sarandë

Kryeministri Edi Rama inauguroi sot nisjen e punimeve për Bypass-in e Tepelenës. Ai u shpreh se projekti i ri në infrastrukturë do të transformojë jo vetëm qytetin e Tepelenës, por të gjithë zonën. Gjithashtu, Rama u shpreh se në vjeshtë do të nis puna në Bypassin e Fierit, ndërsa ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë.

Sot finalizojmë një punë të nisur prej disa kohësh. Më parë askush nuk ndalonte në Tepelenë, të gjithë donin të iknin. Kjo vepër e premtuar për dekada të tëra. Ka pasur një mungesë të përgjegjshmërinë në hartimin e projekteve. Në bashkëpunim me BB rimodeluam skemën e financimit. Në fillim të gushtit hapen ofertat dhe brenda shtatorit, në rastin më të keq, në tetor nis puna në By passin e Fierit, ai i Vlorës do të marrë edhe pak kohë më shumë. Ka nisur puna në ditët e shkuara për By Passin e Milotit. Bypass-i e Tepelenës ka një plan që parashikonte. Sot jemi në kushtet kur projekti është realizuar ku vrima e zezë ku shkarkohen të gjitha flukset do të eliminohet.

Edi Rama

Rama nuk i kurseu akuzat për qeverinë Berisha gjatë fjalës së tij. Shefi i qeverisë tha se, qeveria paraardhëse i la rrugët rrugëve, ndërsa duke u ndalur te autostrada Tiranë-Elbasan theksoi se pasojat e inaugurimit për fushatë po i vuajmë tani.

Qeveria paraardhëse mori përsipër të gjitha rrugët dhe të gjitha i la rrugëve. Rruga Tiranë-Elbasan u hap me një tunel një kalim me bujë dhe më pas u ekspozua ndaj shembjeve duke na vënë në detyrim të bënim komplet projektin gjeologjik, një gjë e pabesueshme jo për një shtet, por edhe për një familje.

Edi Rama

Jemi në proces për finalizimit për të çelur aeroportin e Kukësit, jemi në proces për të ndërtuar aeroportin e Vlorës dhe kemi nisur procesin për të bërë të gjitha vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar edhe aeroportin turistik të Sarandës. Do të jetë një shërbim i shpejtë për të gjithë banorët e zonës. Janë edhe të tjera projekte në këtë qark, do të ndërtohet rruga që lidh Tepelenën me bregdetin, do ta kthejmë në realitet në këtë mandat. Ne nuk bëjmë inaugurime dhe nuk u biem daulleve elektorale dhe të ikim nga sytë këmbët. Puna nuk do të ndalet deri në përfundimin me standarde të kësaj nyje. Do të ndërtojmë akse kombëtare me standarde.

Edi Rama

Të pranishëm në inaugurimin e fillimit të punimeve ishin edhe kryebashkiaku Tërmet Peçi, ministri Gjiknuri, drejtori i ARRSH dhe zyrtarë të tjerë lokalë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 15/07/2018 04:36

    Zoti krye minister kur te mbarojsh pun me ato airoportet qe ke pa ne enderr ,mos harro te na besh dhe neve nje airoport knej nga lagjja Jon se shum larg e kena Rinasin.

    Përgjigju
  • redi: 14/07/2018 15:14

    Ndertimi i infrastruktures eshte baze per ekonomine , por ne pese vjet me LSI ne Ministrine e Transporteve rezultati ishte pothuajse zero . By paset kane vite qe jane filluar dhe skoma tek pika zero . Nderto rruge sa ka mundesi buxhet , se me PPP ( eshte i sigurte deshtimi) do ikesh sic iku dhe Saliu nga syte kembet . PPP eshte minusi me i madh qe ke si qeverusje , per aresye se do rrus birxhin karshi GDP

    Përgjigju
  • Qoqja: 14/07/2018 15:01

    O Taulant ke te drejt se shum po thot po pak po shohim .Megjthate ka lene gersheret e Sales tre hershe 1 ne projektim .2 nje ne nisja .3 gershera e inagurimit kur behej gjysma .

    Përgjigju
    • Ballaboksi: 14/07/2018 18:08

      E bani ma keq se Sala. Peruroi impiantin e perpunimit te ujerave te zeza, nderkoh qy ishte peruru nja here para do vitesh nga vet Sala hihihi

  • Taulanti: 14/07/2018 12:43

    FJALIME PIKTURAVE IMAZHE KOMPUTERIKE PER TIMARE MENDJEN POPULLIT NGA PROBLEMET KRYESORE QE KA SHQIPERIA ME KANABISIN STOP VOTE PER RAMEN DHE PARTINE TIJQE PO POLARIZON POPULLIN NE MENYRE SHUME EKSTREME ME SHUME TE VARFER DHE SHUME TE PASUR KJO ESHTE POLITIKA E EKONOMISE SE KONCENTRUAR TE DROGES

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap

Presidenti Begaj vizitë në Urdhrin Sovran të Maltës, takohet me Fra' John Dunlap