Nisma e re e MASR, Nikolla: Së shpejti gjuha rome do të jetë në shkolla

TIRANË-Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë një forumi ku është diskutuar për arsimin gjithëpërfshirës, ka thënë se së shpejti në shkollat e vendit do të futet edhe gjuha rome. Nikolla nuk ka dhënë më tej shpjegime lidhur me formën sesi gjuha rome do të mësohet në shkolla, por ka thënë se kjo nismë do të përfshijë edhe universitetet. Nikolla gjithashtu ka theksuar se në shkollat e vendit këtë vit do të ketë 700 mësuesë ndihmës. Ministrja kërkoi nga mësuesit që të plotësojnë pritshmëritë e nxënësve.


Mësuesit ndihmës këtë vit bëhen 700. Jam e mbushur me më shumë arsye që këto mësues të mos jetë prania fizike e tyre por të realizojnë pritshmëritë e prindërve. E kemi të nevojshme të bëjmë trajnime dhe puna e mësuesve të matet me progresin e fëmijëve që bëjnë në klasa. Kemi vullnet dhe dëshirë për të listuar problematikat që ne kemi. Çdo ditë të punës tonë ta keni me ne në zyrat tona për të përmirësuar shërbimet ndaj kësaj kategorie. Arsimi gjithëpërfshirës do të ketë fokus deri në hierarkinë më të lartë në Ministrinë e Arsimit. Së shpejti do mundësojmë gjuhën rome në sistemin tonë arsimor. Puna që kemi bërë ka të bëjë edhe me universitetet. Mësuesit ndihmës jo të gjithë janë të mirëtrajnuar, ndaj kemi nxitur universitetet të kenë programe për nevojat e kohës dhe me modulet më të mira. Në vitet në vijim do të kemi mësuesë të specializuar të pedagogjisë speciale. Po ashtu rrjetet profesionale po trajnohen me orë model që ne të mundësojmë një shërbim cilësor.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Silvia: 18/09/2018 13:29

    E paafte! Fut ndonje dialekt osè nje nga 5 gjuhet top ne bote qe si ke! Injorance e pakaperdishme! Leri romet te organizohen ne stilin e tyre viaggiatori...c'pune kane shkollat ne pergjithesi me romcen? Absuditet i gjalle!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët