Një ditë në Shtëpinë e të Moshuarve, ish-oficeri: Dua grua!

Fati ose rrethanat e ndryshme të jetës i ka çuar një pjesë të të moshuarve të vendit në dyert e Shtëpisë së të moshuarve. Dikush se ka ngelur vetëm, dikush se ka fëmijët larg, e të tjerë për arsye të ndryshme.

Shtëpia e të moshuarve numëron 47 burra dhe gra të cilët pas një vlerësimi të situatës, ka rezultuar se kanë plotësuar kriteret për të qenë banorë të kësaj shtëpie. Në një vizitë tonën në atje pamë ambientet e kësaj shtëpie ku të moshuarit përveçse jetojnë edhe kalojnë kohën ë tyre të lirë.

Riza Shasho, 76 vjeç na tregon rrugëtimin e tij 18 vjeçar në shtëpinë e të moshuarve. Pas një aksidenti në rini i cili e la të verbër Rizai gjithnjë ka dëshiruar që të jetë i zoti i vetes. Rizai na tregon se jeta vjen në mënyra të ndryshme , por ai sërish ka gjetur mënyrën se si të kalojë ditën duke qenë i zoti për veten e tij.

Dashuria e tij e re ishte fizarmonika të cilën e ka mësuar që në moshën 23 vjeçare. këtë instrument ai ia ka mësuar edhe nipërve të tij, dhe këtë e quan si kënaqësinë më të madhe. Më e bukura e gjithë vizitës tonë në Shtëpinë e të moshuarve ishte kërkesa e Sulo Gurrës, i cili ende dëshiron që të krijojë familje dhe nëpërmjet kamerës tonë bën kërkesën për të gjetur një grua.

Sulo Gurra nga Përmeti, ish-oficer ka 3 vjet që banon aty. Ai ka fëmijë të cilët jetojnë jashtë dhe një djalë që jeton në Tiranë, por që nuk vjen ta vizitojë atë në Shtëpinë e të Moshuarve pasi i vjen turp. Përmeti, origjina e Sulo Gurrës e ka si traditë që familja të bashkohet në shtëpi, por rrethanat e kanë detyruar atë që të jetojë në shtëpinë e të moshuarve ku tashmë ndihet shumë mirë.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë