Një ditë pas arrestimit të Gjuriç, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, një ditë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç pasi kaloi kufirin ilegalisht.
Kryeministri Haradinaj gjatë një mbledhje
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur për sot në orën 13:00 mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, një ditë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç i cili të hënën kaloi ilegalisht kufirin dhe hyri në Mitrovicë.
Ky zhvillim tensionoi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç mblodhi menjëherë Këshillin e Sigurisë dhe dënoi arrestimin e Gjuriç nga Forcat Speciale të Kosovës, "ROSU" duke e cilësuar këtë si një moment i cili nuk i shërben dialogut mes dy vendeve dhe paqes në rajon.
Sipas njoftimit nga qeveria, Këshilli i Sigurisë do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend. Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme. Hera e fundit që u mbajt një takim i tillë ishte pas vrasjes së liderit të serbëve të veriut Oliver Ivanoviç më 16 janar.
Sondazhi i ditës:
Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?
-
PO
16.6%
-
JO
76.4%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 5539
Lajme të tjera
-
Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë
28 Mars, 15:19
-
Kosova hap drejt anëtarësimit në KiE, eksperti i sigurisë: Serbia mund të përshkallëzojë situatën, grupet kriminale po përgatiten për sulm në veri
28 Mars, 12:29
-
Këshilli i Europës miratoi rekomandimin për anëtarësimin e Kosovës, Serbia: Skandaloze dhe e turpshme
28 Mars, 10:24
-
Mali i Zi, kritika ndaj votimit të deputetes Vukiçeviç kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
28 Mars, 07:23
-
Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë, policia identifikon autorët
27 Mars, 18:55
-
Kosova hap drejt Këshillit të Evropës, Ahmeti: Raporti i Bakojanis rekomandon anëtarësimin pa asnjë parakusht shtesë
27 Mars, 18:32
-
Basha për Report Tv: Serbia po ndjek axhendën e sponsorizuar nga Moska! Do destabilitet në rajon! T'i japim Kosovës 50 milionë euro për sigurinë
27 Mars, 17:30
-
Kosova propozohet për anëtare në Këshillin e Europës, Basha: Mirënjohje aleatëve të shqiptarëve! Presidenti Begaj: Arritje e merituar
27 Mars, 16:41
-
25 vite nga djegia e shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit, drejtori: Tribunali i Hagës nuk i hetoi krimet e serbëve
27 Mars, 16:28
-
Osmani: Asociacioni nuk është kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës
27 Mars, 11:45
-
Kosova e pafuqishme në 'Puskas Arena', Hungaria e mposht 2-0
26 Mars, 21:05
-
Gërvalla: Nuk ka tension në marrëdhëniet me SHBA-të
26 Mars, 20:44