Mbledhja e Kryesisë së PS zgjat 30 minuta, Rama largohet në këmbë, ja porositë e tij

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mblodhi për 30 minuta edhe Kryesinë e saj. Siç raporton gazetarja Esionia Konomi  për Report TV kryeministri ka njohur me detyrat sekretarët e rinj që dolën nga mbledhja e djeshme e Asamblesë, po ashtu ka dhënë edhe këshilla për të gjithë ministrat.

Kur na ndajnë më pak se një vit nga zgjedhjet e ardhshme vendore, Rama është fokusuar tek fushta dixhitale. Sipas tij, të gjithë të zgjedhurit e PS përveç angazhimit në terren, duhet të punojnë fort për të fituar atë që e quajti beteja 'on line'.

Konomi raporton se pas kësaj mbledhje kryeministri Rama udhëton drejt New York-ut. Atë e pamë të largohet në këmbë, ndërsa shoqërohej me Gramoz Ruçin. Ajo që u vu re është fakti se ashtu si kryeministri, edhe kryeparlamentari Ruçi kishte zgjedhur të vishte atlete. Ndërsa dilte nga mbledhja Rama u pa të bisedonte për pak minuta edhe me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

"Shkarkimi s’është kompetencë e kryesisë. U diskutua dje në Asamblenë Kombëtare dhe pas largimit të gazetarëve ne kemi një proces votimi. Na duhet një grup parlamentar kompakt. Një parti dhe një grup parlamentar s’ekzistojnë më vete, por bashkë"

Elisa Spiropali

Duke u ndalur tek riorganizimi, Spiropali zbuloi se kryetarët e bashkive do të mblidhen për të parë problematikat e më pas do të bëhet një analizë për zgjedhjet në të gjithë territorin. Ndër të tjera ajo tha se PS po bën një përpjekje serioze për të afruar në radhët e saj njerëz të rinj, për të koordinuar përpjekjet e grupit parlamentar, në mënyrë që ligjet dhe politikat të shkojnë tek njerëzit. 

Socialistja nuk i kurseu thumbat edhe për opozitën, kur tha se ata kanë zgjedhur ta zhvendosin betejën në hotele me 5 yje.

“Ne nuk diskutojmë me emra në kryesinë e PS-së dhe parimi ynë është i thjeshtë, ne refuzojmë të bëhemi pjesë e gic-miceve me opozitën që betejën e bën në hotele me 5 yje.

Elisa Spiropali

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 08/09/2018 12:26

    Veprimi i Rames per perjashtimin e deputetit Gjetani eshte i ekzaxhiruar dhe jep sinjale despitizmi . Eshte e drejte ligjore dhe statuore qe perfaqesuesi i popullit sic eshte deputeti ja te drejte te kerkoje zgjidhje per problemet qe shqetesojne komunitetin bile dhe te marre dhe iniduativa personale . Me jete netide perjashtimi PS nuk eshte mesuar pir ka lejuar debatin dhe alternativat . Deputeti ne zgjedhjet e reja te dale u pamvarur dhe te ruaje karakterin socialist qe ka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit

SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit