Një fëmijë të dytë?! Hygerta Sako sqaron debatin me Ilda Bejlerin: Zgjodhi fjalët e gabuara

Një fëmijë të dytë?! Hygerta Sako sqaron debatin me Ilda Bejlerin: Zgjodhi fjalët e gabuara

Gazetaret Hygerta Sako dhe Ilda Bjeleri

Hygerta Sako është një nga gazetaret më të vjetra të sportit. Ajo është e divorcuar dhe është nënë e një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Ana. Pavarsisht këtij fakti në një intervistë për “Tema tv”, Hygerta tha se ka dëshirë të jetë edhe një fëmijë të dytë.

“Për një fëmijë të dytë e kam menduar, sepse Ana është shumë e dhënë pas fëmijëve të vegjël dhe unë e kuptoj që për të ndoshta kjo është një mungesë e madhe. Por te martesa e dytë nuk është se besoj…Ndoshta është edhe çështje mentaliteti, pavarësisht se unë jam shumë mendjehapur përsa i përket kësaj teme…ose ndoshta ka të bëjë edhe eksperienca ime e parë e martesës e cila nuk eci siç doja unë,”- rrëfeu Sako.

Më tej gazetarja sqaroi edhe debatin në distancë që pati me kolegen e saj Ilda Bejlerin, kur kjo e fundit u shpreh se gazetaret si Hygerta dhe koleget e tjera nuk i sheh si modele.

“Nuk ia kam dhënë shumë mundësinë medias rozë të bëjë lajme për mua sepse e para bëj një jetë shumë të thjeshtë, nuk e kërkoj lajmin, skupin siç një pjesë e kolegeve të mia e bëjnë. Me Ildën ndodhi që përmendi emrin tim e të koleges sime…unë kam përshtypjen që ka zgjedhur fjalët e gabuara e nuk ka dashur të thotë që ne nuk vlejmë si gazetare dhe nuk i shooh si modele. Reagimi im erdhi sepse ma kërkuan kolegët e gazetëzës. Unë u mundova të reagoja në një mënyrë sa më të qetë,”- përfudnoi Hygerta.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryeqytetasi: 27/11/2018 20:38

    Hygerta cdo njeri ne kete jete Familjare mund te pesoje ndryshime ndarje ose bashkime E prgjithshmja eshte Ndeshmeria Personaliteti Puna dhe Largepamesia E lexova shkrimin per ju per intervisten tek Tema Tv me pelqeve per mendimet qe trasmentove Po nuk bashkohem me mendimet E asaj vajzes Ilda Bejlerit per ju Ajo ne rradhe te pare eshte nje Sakate ne te Folur ka Difekt ne Diksion E dyta ne punen e saj ne Drejtim te paraqitjes podhuese e Cveshur Komplet Gje qe ne vendin tim as qe nuk e ka shansin nje program te tille ta drejtoje kjo femer Ashtu bashkohem me Moderatorin e Provokacjes M N qe i beri nje Rozume ku ishte i ftuar ne emisionin e saj per drejtimin e emisionit prej I B Habitem si ka mundesi Pronatet e TV qe pranojneta Vazhdo t te marin te tille persona me paraqitje shume te keqe duke treguar pjese trupore se sa nivel Programi Te vij tek ty Hygerta Vazhdo Jeten Punen duke i plotesuar deshirat e tua Je ne rrugen e duhur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH

Arrestimi i Evis Berberit, qeveria emëron Gentian Gjylin në krye të ARRSH