Një Idriz që nuk shpëton askënd dhe një Van-pulë...

Një Idriz që nuk shpëton askënd dhe një Van-pulë...

Shpëtim Idrizi dhe Vangjel Dule

Keni dëgjuar anekdota, me histori që çudisin dynjanë, por si kjo e fundit, që do të bënin dhe Nastradinin të vdiste nga zilia, nuk keni parë e as keni për ta dëgjuar ndonjëherë, veçse në këtë fshatin tonë të vogël, në bisht të Europës, ku persekutori bënë të persekutuarin, vrasësi në rolin e viktimës, hajduti të grabiturin dhe kur “prostitutat”… hiqen se u kanë vjedhur vajzërinë.

I kishim parë të gjitha modelet! Por kanakërët, që enden sa në një han e në një tjetër, duke i ardhur rrotull tepsisë së byrekut, të rraskapitur e drobitur nga uria, tani nuk fshihen më! E kur nuk mundin të shkulin asnjë copë prej byrekut, mbledhin grushtet për të qëlluar “kuzhinierin”, se nuk e kishte bërë të mirë sa duhet!

Nëse kuzhinieri s’di të gatuaj, hallall i qoftë… por opozita e vetshkatërruar Idrizi-Dule, me kryetregtarin e interesave antikombëtare, nuk janë asgjë më shumë, se një tufë mercenarësh në shërbim të interesave të tyre familjare, dajallare, xhaxhallare, baxhanakllare, kunetrallare… e shumë are… që nuk ka organ, që i gjen fundin.

Ecejaket e tyre, dëshmojnë se kjo bandë hajdutësh nuk ka kurrëfarë lidhje me interesat kombëtare, e një komuniteti apo të një grupi të caktuar, e tani që nuk kanë më as kauza dhe janë jashtë çdo lloj axhende diplomatike, në vend që të kthehen në OJQ, mbledhin forcat për të kapur sërish tepsinë.

Një Idriz që nuk shpëton askënd dhe një Van-pulë që krekoset si gjel, nuk trembin kërrkënd, veçse i shtojnë vendosmërinë komunitetit, që ai s’përfaqëson, t’i lënë atje ku janë… në folenë e bandës së hajdutëve.

Por ama, akoma nuk mund ta besoj, se do ketë antarë të komuniteti çam, që nuk do jetë fyer sot, jo se Shpëtimi bashkoi  koliben me Van-pulën, por se Shpëtimi qenka tallur me çamët dhe çështjen çame, duke i gënjyer përkrahësit për njerëzit që kanë votuar.

Si është e mundur, që në listat e një partie, u vendoskan si kandidatë njerëz të rastësishëm… që nuk dinë as derën e qendrës së përfaqësimit të komunitetit çam… PDIU?!

Është me të vërtet një tallje e madhe apo… një pazar i madh?! Ato deputetë, që kanë kryesuar listat e komunitetit çam, nuk e beson askush, se janë “të rastësishëm”! E rastësishme është kuleta e tyre… në xhepin e Shpëtim Idrizit.

Ndaj, me të drejtë ai u kthye tek binjaku i tij në pazare, Lulzim Basha, që edhe ai shumë nga deputetët e listës, i ka të “rastësishëm”, si në Vlorë, Elbasan, Korçë e Pogradec… njerëz të mirë e pagator të mëdhenj për deputetërinë. Këto janë dy “gardianët” e votës së lirë, e bashkë me Kryemadhin, do ruajnë… hajdutërinë e tyre!

Kur çështja çame ka marrë rrugë me kohë, nga ato që e kanë obligim ta çojnë përpara, që nga abrogimi i ligjit të luftës, që për rrjedhoi, komunitetit çam i lind e drejta e pamohueshme për dëmshpërblimin e pronave, në bazë të Koventave Ndërkombëtare, duke qenë pjesë e diskutimeve të KE-së… Shpëtimi do vazhdoka rrugën e nisur… me Lulzimin.

Çfarë nuhatje ka, kur ndjen erën e lekut! Mirëpo, çamët janë inteligjent dhe nuk mund të gënjehen më me deputet të rastësishëm, nga një parti e rastësishme, me një Shpëtim që nuk shpëton dot as veten e tij.

Mbajeni mend votues të PDIU-së, talljen publike të Idrizit me votën tuaj:

Këta deputetë nuk janë as anëtarë të Komitetit të shqiptarëve të Çamërisë. Janë ndodhur rastësisht nëpër listat tona. Ata dolën në siglën e PDIU dhe që prej ditës së parë votuan mazhorancën. Po të pyesësh sot, ata nuk e dinë ku ndodhet selia e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet.”

Ndaj, bëni mirë ta pyesni: Përse nuk ishin çam e anëtarë të KSHÇ… kush i solli e kush i mbolli dhe në fund… sa miliona u mori?!/ Ekskluzive.al

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra

Reshjet rrisin prurjet në kaskadën e Drinit, niveli i ujit në liqenin e Fierzës rritet më shumë se 5 metra