Një javë nga çelja e garës për SPAK, asnjë prokuror s’ka aplikuar në KLP, i stepen kontrollit të familjarëve

Kushti që familjarë e të afërm të prokurorëve duhet të kontrollohen për çdo komunikim elektronik e llogari bankare, rezulton se është shkaku që një javë nga gara për SPAK askush ska aplikuar.

Report Tv është interesuar pranë këshillit të lartë t ëprokurorisë ku rezulton se prej 7 Janar 2019 kur u çel gara e deri më sot që data shënon 12 Janar askush ska kandiduar.

Kontrollet sipas pikës katër të kushteve të shpalluara nga KLP përfshinë telekomunikimet jo vetëm të prokurorit por edhe të familjarëve të tij si telefonata, sms, e-maile, llogari bankare e rrejtet sociale.

Prokurorët mund të bëhen pjesë e SPAK duke aplikuar online ose dorëzuar me postë dokumentacionin e kërkuar dhe për këtë garë kanë afat 30 ditë kalendarik nisur nga 7 Janari.

Aplikimi për të qenë pjesë e SPAK nuk ka kusht kalimin e vettingut ku mund të garojnë si ata që e kanë kaluar me sukses si ata që ende si janë nështruar këtij procesi, por çdo aplikues duhet të ketë një eksperiencë jo më pak se 10 vite si prokuror.

Në rast të mosplotësimit të aplikuesve deri në afatin e përcaktuar pritet që KLP të rihap garën ndërsa ditën që u caktuan 15 vende për SPAK nurmi dy i KLP i bëri thirrje publike hetuesve të garojnë.

Por çfarë është SPAK?

Prokuroria e Posaçme ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatës së Shkallës së Parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Gjykatës së Apelit kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe Gjykatës së Lartë, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj.

Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, dhe kanë një mandate nëntëvjeçar. Mandati pezullohet apo ndërpritet vetëm nëse Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon procedim disiplinor kundër prokurorit.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 13/01/2019 10:35

    Ka një zgjidhje, merrni studentët e ekselencës që dalin me rezultate të shkëlqyera dhe ofrojuni këto poste. Nuk e bëni dot, normal se gjëja e parë që do bëjnë me idealizmin e moshës do t'ju arrestojnë, të paktën të gjithë kokat e politikës. Ndaj ju duhen prokurorë me eksperiencë, që t'i njihni e t'ju njohin....

    Përgjigju
  • Robshi: 13/01/2019 10:13

    Sa lehte ju thuhet te tjereve te korruptuar plehra etj se vete gjithesecili jemi suedeze nuk e njohim nga bie pislliku...komente hipokrite mjafton te dalesh nga shtepia dhe i sheh te gjitha fenomenet negative te cdo person publik apo privat qe ofron sherbim...

    Përgjigju
  • Shkodra: 12/01/2019 23:33

    A jeni ne terezi, ca komisioni eshte ky me Sander Becin, Qe merr lek nga 200-300 € cdo sezon shkollor ne Juridik Shkoder, Flisni o njerez se kto do na bejne drejtesine !!! Turp

    Përgjigju
  • Vlora: 12/01/2019 22:01

    Kjo tregon se që të gjithë prokurorët Shqipëtar jan zgjebsa, Hajdutër, plehra.

    Përgjigju
  • beni: 12/01/2019 21:26

    as mos prisni te aplikojr njeri, me te vertete besuat se ndonje prokuror do lejonte ti kontrolloheshin familjaret deri ne brezin e katert.... spak ska per tu krijuar ndonjeher... jam dakort me parafolesin ose merrni prokurore nga jashte ose ai numer 15 ska per tu plotesuar ndonjeher

    Përgjigju
  • Jdjsjd: 12/01/2019 15:06

    Jane te gjithe te korruptuar e legena ndaj nuk jua mban. Merni prokuror nga jasht nga europa e usa. Tjua qi**e rracen mire ktyre legenave tane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit