POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Një këshillë miqësore për studentët protestues

Protesta e studentëve te Ministria e Arsimit

Mos përfillni dhe mos u jepni hapësirë as për të folur elementëve partiake, mos u konfrontoni me ta, sepse ata atë duan. Institucionalizoni një grup kontakti në mënyrë demokratike. Dy përfaqësues nga çdo fakultet, duke krijuar një Asamble të Protestës, PA Kryetar. Godisni fort PS, PD, LSI dhe mbështetësit e tyre, kështu demaskohen dhe largohen vetë.

Duhet një Asamble serioze për të organizuar kërkesat që keni, daljet në Tv dhe organizmin e protestës. Përsëris miqësisht, nga 2 për çdo Fakultet, kjo është demokracia dhe përfshirja e vërtetë. Godisni fort, PS, PD, LSI si autorë dhe bashkëfajtorë të situatës ku ka degraduar sistemi arsimor.

Ju nuk jeni Dhjetori i dytë, për mua jeni i pari!!! Se dështoi i pari, erdhët Ju. Dhe e fundit, koka e qelbit të kesaj situate është Ligji Nr. 80/2015 PËR ARSIMIN E LARTË DHE KËRKIMIN SHKENCOR NË INSTITUCIONET E ARSIMIT TË LARTË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË. Ligj i cili është bërë pa prezencën dhe mendimin tuaj, këtu qëndron gjithë korrupsioni, VKM-të dhe rregullat korruptive që erdhën më pas.

Dekanët e Fakulteteve si dhe të Shkollave të Mesme si dhe të 9-vjeçarëve dhe të Kopshteve dhe çerdheve janë militantë partiakë dhe kjo është tmerr.

Mendoj se kërkesat janë vetëm 2, për më tepër që situata është radikalizuar dhe jo për fajin tuaj:

1. Shkarkimi i Ministres së Arsimit

2. Rikonceptimi i Ligjit për Arsimin e Lartë me pjesëmarrjen tuaj. Buxhetet, kuotat, Kartat e Studentit, pjesëmarrja në borde etj.. janë pasoja, shkaku është Ligji.

P.S Përgjatë aktivizimit tim rreth 20-vjeçar ruaj respekt për OP dhe konseguencen e saj në gjithë këtë bombë arsimore dhe sociale që plasi tani, vajzat kurajoze të OP-së me vezë dhe bojë të kuqe por dhe me thirrje kurajoze ja kanë prishur rehatinë pushtetit, ndaj t'i denigrosh sot, nuk ke as luksin që të përçash por as moralin dhe mungesën e mirënjohjes.

Duhet bashkim!

Përçajnë vetëm ata që janë të shitur! 

l.q.
Komento