Kokainë brenda tullumbaceve, takimet e shkurtra me klientët fundosin të riun shqiptar në Itali

Kokainë brenda tullumbaceve, takimet e shkurtra me klientët fundosin të riun shqiptar në Itali

Foto ilustruese

ROMË- Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar, i cili në banesën e tij kishte 1 kg kokainë të pastër të fshehur brenda disa tullumbaceve.

Dyshimet për shqiptarin, me iniciale M.S. mosha e të cilit ende nuk dihet, nisën pasi ai shihej brenda makinave të ndryshme ku edhe takonte njerëz të ndryshëm.

Këto takime të shkurtra i kishin rënë në sy policisë italine dhe në momentin e kontrollit atij iu gjet një shumë e madhe parash me vete.

Gjatë kontrolleve në banesën e tij, kokaina e pastër u gjet e paketuar në qese plastike të vendosura brenda tullumbaceve. Përveç drogës shqiptarit iu gjetën edhe 4750 euro para të thata, të cilat dyshohet se vinin nga aktiviteti i paligjshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit

PAMJE/ Mori peng dy vëllezërit në bashkëpunim me 'Rrumin e Shijakut', momenti i arrestit të Agron Bejdollit