“Një krevat për tre” në Gjirokastër, rikthehen shfaqjet në teatrin Zihni Sako

“Një krevat për tre" komedia bashkëkohore franceze e të mirënjohurit Andre Roussin u ngjit si premierë në skenën e Teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës. Komedia që gërvisht përmes humorit përpjekjet e njeriut për të njohur veten dhe dëshirat si dhe maratonën e vazhdueshme për identitet, erdhi pas një periudhe të gjatë mungese të shfaqjeve në këtë teatër.

Vepra e interpretuar prej aktorëve profesionistë të Teatrit të Gjirokastrës, provokoi të qeshura pa fund për rreth 120 minuta tek publiku që mbushi sallën fundjavën që sapo kaloi. Rrapo Kapurani që mbante në komedi rolin e një dashnori të përjetshëm, thotë se komedia ka karakter të fortë filozofik, sugjeron se njeriu ka nevojë për një motiv të fortë për të gjetur lumturinë.

Ljiljana Ristani në rolin e Ninës e dyzuar mes detyrave bashkëshortore dhe nevojës për të qenë e vlerësuar si grua, sjell një personazh shumë kompleks në skenë. Regjisori i shfaqjes Vasil Çuklla thotë se komedia është shkëputur nga realiteti francez, konteksti nuk është larg realitetit shqiptar. Komedia zgjoi të qeshura përmes skenave që gërshetojnë naivitetin me realitetin komik, seriozitetin e ngjarjeve që mund të zgjidhin një martesë në raport me rëndësinë që vetë të jetuarit ka.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n

Ylli Pata: Skema sekrete e opozitës anti-SPAK, kush do të jetë dyshja e 're' për 2025-n