Një muaj pas tragjedisë, Genova ngrihet dhe kujton 43 viktimat

Një muaj pas tragjedisë, Genova ngrihet dhe kujton 43 viktimat

Ura Morandi e shembur ne Genova

Ishte ora 11 e 36 minuta e datës 14 gusht kur ura Morandi në Genova u shemb papritur, duke përpirë 43 persona që udhëtonin me mjetet e tyre sipër saj. Sot kur mbushet një muaj nga dita e tragjedisë qyteti i kujton me dhimbje.

Fiks në orën kur ndodhi fatkeqësia, do të mbahet një minutë heshtje në shenjë homazhi. Pranë rrugës do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të gjitha viktimat me prezencën e kryebashkiakut Marco Bucci, prefektes Fiamma Spena, guvernatorit Giovanni Toti dhe peshkopit Nicolò Anselmi

Mes viktimave të Genovas ndodheshin edhe trupat e dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22-vjeç dhe Admir Bokrina 28 vjeç. Djerri prehet në Itali, ndërsa Bokrina prehet në Atdheu ne tij në Shqipëri, pas tragjedisë.

"14 shtator, një muaj pas rrëzimit të Urës Morandi. Sot kujtimet e të gjithëve ne shkojnë për 43 viktimat dhe për familjet e tyre, për të plagosurit, për ata që humbën shtëpitë e tyre. Sot mendimet e të gjithëve ne shkojnë për Genovën, që nuk harron, që nuk dorëzohet, që do të ngrihet"

Guvernatorit Giovanni Toti

vijon

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër nis ndërtimi i kampit

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, në Gjadër nis ndërtimi i kampit