Një pishinë në kështjellën e Fort Bregancon-it për çiftin Macron

Një pishinë në kështjellën e Fort Bregancon-it për çiftin Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, kanë hedhur idenë mundësinë për të ndërtuar një pishinë në kështjellën e Fort Bregancon, ndërtesë për presidentët francezë në Costa Azzura.

Kjo kështjellë e shekullit XVII është e vendosur në komunën e Bormes-les-Mimosas, në departamentin Var, e ndërtuar mbi një shkëmb me pamje nga Mesdheu, ka një plazh të vogël për përdorim privat të presidentëve që nga viti 1968. Por problem i vetëm aty është se nuk është e mbrojtur nga objektivët e paparacëve, nga ku mund t’I fotografojnë shumë lehtë në çdo cep.

Në vitin 2012, ish-presidenti Francois Hollande, i pagoi këto pasoja, pasi u fotografua me kostum banjoje, nën shoqërinë e ish-partneres, Valerie Trierweiler.Megjithatë projekti duhet të marrë miratim nga institucionet që mbrojnë trashëgiminë franceze. Kostoja do të jetë e arsyeshme thotë Elizeja për të ulur tonin e polemikave.
 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i kërkon Kosovës “përparim urgjent” për themelimin e Asociacionit