Një rrëfim për Chagall-in, Ramën dhe Gregun, Vladimir Myrtezai: Kryeministrit i them edhe jo

Artisti ruso-francez, Marc Chagall, gravurat e para i realizoi për autobiografinë e tij, “Jeta ime”. Ndërsa, këto ditë në ambientet e Qendrës për Hapje edhe Dialog në kryeministri gjejmë të ekspozuara rreth 180 gravura bardhezi, që të Chagall ka ilustruar romanin “Shpirtra të Vdekur” nga Nikolai Gogol, për të vijuar me dramën “Stuhia” Uilljam Shekspirit, e mandej tek “Fabulat” e La Fontenit. Kuratori i ekspozitës, Vladimir Myrtezai, rrëfen për kamerën e “Report TV” arsyet se përse mes Pikasos dhe Chagall-it, zgjodhi Chagall-in. 

Përse pikërisht Chagall?
Kishim dy projekte në duar, Chagall ose Pikason. Të zgjidhnim një element force edhe fuqie, gjenialiteti apo të zgjidhnim një njollë (si i them unë) brishtësie dhe pikture mirëfilli, siç pikturon një fëmijë. Kë do të zgjidhnit ju? Zgjodhëm Chagallin. Kjo është një nga arsyet. Ndërsa, arsyeja e dytë, sepse është një nga ikonat e artit modern. Është shumë i pozicionuar mediatikisht. Në këtë periudhë në historinë e artit zë në vend shumë të rëndësishëm. Për këtë arsye, për ne ishte shumë me interes që ta sillnim në Tiranë për herë të parë. Nuk është ekspozuar e gjithë krijimtaria e tij, sepse kur flasim për Chagall mendojmë menjëherë ngjyrën, por ekspozohet pjesa e artit të aplikuar në grafik. 

A ka një arsye që ndalët pikërisht tek grafikat dhe jo më tej?
Është vetëm çështje pakete me të cilën ne e gjetëm lehtësisht. 

Nga vijnë veprat?
Vijnë nga Italia. Nëse do të ishte i plotë, do të kishte një marrëdhënie ndërshtetërore me instanca më të larta, sepse duhen shifra më të larta për ta sjellë. 

“Fabulat” e La Fontenit, “Stuhia” e Shekspirit dhe “Shpirtra të vdekur” nga Nikolai Gogol, janë ilustrime me të cilat ne jemi rritur, por çfarë do të veçonit ju nga kjo pjesë e krijimtarisë së tij?
Momentet e para, kur e mendon për Chagall-in, ai vjen në mënyrë komplekse, nuk është se më vjen në mendje as më përrallat e La Fontenit dhe as me “Stuhinë” e Shekspirit. Pavarësisht, se ka diferenca në mënyrën se si afrohet materiali që ne shohim. Por, ai ka krijimtari të larmishme, eklektike, si në të gjitha kohët piktori përpiqet që të mbijetojë, në rrethanat që shkon, apo nga vjen. 

Çfarë është themelore tek ky piktor? 
Është themelore, se është introvers, si krijues. Është një natyrë që shfrytëzoi gjithë qenien e tij, në mënyrë instiktive dhe gati fëminore për ta sjellë, pa pyetur për çfarë gare e bën. Këto gjëra nuk mund që të vlerësohen kur ti je një krijues në laboratorin tënd të krijimtarisë. Vjen si një arsye mbijetese edhe pastaj bëhet ikonë, bëhet arketip etj. Më bën shumë përshtypje, sepse është i papërsëritshëm në krijimtarinë e tij, në të gjitha ciklet që ka. 

Cili është cikli më i bukur për Myrtezain?
Cikli më i bukur për mua është cikli i “Stuhisë”, që i referohet Shekspirit. Është në moshën e vonë, të fundit, sesa tek të tjerët që është pak më narrativ. Pavarësisht se është narrativ, ka një gravurë që fillon e bëhet piktorike. Në konceptin që unë flas për Chagall-n them se pikturat kur lindin vijnë me një element ndryshimi, por edhe kur vijnë nga një traditë, bëjnë sërish që të ndodh ndryshimi. Chagall vjen edhe nga një traditë, nga tradita e formimit të tij, që është një ruso-franceze. Por, edhe nga ngjyrimet që i vijnë nga përkatësia fetare ka një mistikë, ka mistikën e tij fantastike. Aty është i papërsëritshëm, ka gjenin e tij. Është gjenia e identitetit të afruar si një vepër arti. Nuk është një artist i angazhuar, që vihet në garë me kohën. Ka qenë kontribuar, deri në vitin 1985 që u nda nga jeta. Kishin ndodh gjëra në skenë e artit, kishin rënë muret e artit me A të madhe, artit modern. Unë e quaj atë një piktor vetëmjaftueshëm për të ardhur me identitetin e tij më vonë. Njerëzimi më vonë, kritika duhet që të dijë ta lexojë këtë lloj shenje. Krahasimisht me garën që bëhej, ose me të gjithë tendencën e kohës u quajt, si një sheshpushim ose një vetëmjaftueshmëri për ta afruar një identitet të lartë. 

Profesor, ju vini si kurator i Chagall-it, pas eksperiencës që patët me ekspozitën e Gregut, djalit të kryeministrit. Çfarë ju bëni që të vazhdoni akoma bashkëpunimet me kryeministrin, kur shumë artistë të tjerë, nuk e bëjnë më këtë...
Nuk është një bashkëpunim me kryeministrin. Nuk kam pasur me të asnjë kontakt sa ka parë ekspozitën. Unë jam njeri që kam njollën time në shoqëri, kam edhe personalitet. Është një histori krejt personale, që kam me djalin e tij. Duhet të them: në kohën që ai ishte shumë i sëmurë, unë kam pasur një korrespondencë me të, një njeri që është në buzë, po kalonte matanë. Më shkruante në mënyrë të ç’tensionuar edhe jo dramatike, në mënyrë të paparë. Edhe thashë: nëse do të isha unë, do të isha njeri që do të qahesha. Kështu që më bëri shumë përshtypje. Në atë kohë, nga kjo miqësi që lindi, sepse unë se kam intimitetin e miqësie njësoj siç e kam me të atin, se është kohë e madhe. Është rritur në Greqi edhe pastaj ka ardhur këtej. Pastaj, arsyeja e dytë është se kam një marrëdhënie gati të ligjësuar, se të gjithë ata që kam student nuk i them jo. Është krejt njerëzore kjo. Nëse ai nuk do të ishte aq interesant sa të nisja ta zhvilloja si subjekt, do t’i thosha jo, pa frikë. Ashtu siç po të vijë kryeministri i them jo, që t’i menaxhoj një ekspozitë. 

Pra kryeministrit do t’i thoshit jo, për t’i kuruar një ekspozitë të vetën?
I them jo, s’ka nevojë për mua sot. Ndërsa, djali është tjetër histori, se ka një ngjashmëri që vjen si elementar. Është në rrokullisje që sapo formohet. Është talent, shkollë, edhe pastaj varet si rrokulliset.

Dhe së fundmi, përse duhet që të vizitojnë njerëzit ekspozitën e Chagallit?
Është një ngjarje arti, është një figurë emblematike, është një personazh, që operoi me dashur në jetën e tij. Jemi të ngjashëm! Është një personazh i lirë edhe i pakornizuar. Nuk u ndikua nga koha e vet. Është introvers edhe është personazh shumë i impostuar mediatikisht. Do të thotë, që kritika e ka riformuluar mediatikisht. Kështu që është një gjë ndodh për herë të parë në Shqipëri, prandaj duhet që ta shohin. 

Ekspozita në COD (Qendrën për Hapje edhe Dialog) do të qëndrojë hapur për publikun deri më datën 12 janar 2019.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund

'Klodjan Allajbeu ortak me Shkëlzen Berishën', Haklaj: SPAK do t'i shkojë deri në fund