Një shqiptar në Festivalin e Filmit në Venecia, pjesë e filmit “Unë jam Rosa Parks”

Një shqiptar në Festivalin e Filmit në Venecia, pjesë e filmit “Unë jam Rosa Parks”

Arbër Agalliu nga Festivali i Filmit të Venecias

Arbër Agalliu, themelues i lëvizjes “Italiani Senza Cittadinanza” shkel kësaj here në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit të Venecias, edicioni i 75-të. Është ndër të paktët shqiptar, që mori pjesë në këtë festival, si një nga aktorët protagonistë të filmit “Unë jam Rosa Parks”.

Por në përkrahje të emigrantëve, veçse Arbër Agalliut kanë dalë edhe shumë aktivistë, mes tyre 12 aktorë profesionistë, që edhe ata si shumë të tjerë nuk kanë nënshtetësi italiane.

Kjo edhe tema që trajton filmi i prodhuar “Unë jam Roza Parks”, që u prezantua në këtë edicion të 75-të Festivalit të Venecias.

Është një kënaqësi të gjendesh në Bienalen e Venecias, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia. Sapo projektuam për herë të parë dokumentarin ‘Unë jam Rosa Parks’, të lëvizjes sonë të emigrantëve ‘Italiani senza cittadinanza.

Arbër Agalliu, aktivist 

Por, përse Rosa Parks?

Rosa Parks është një aktiviste, që ka mbrojtur në vitet 1950-’60 të afro-amerikanëve.

“Ne jemi të gjithë Rosa Parks. Ajo në vitin 1955 refuzoi që të ulej në sedilje me një të bardhë. Ne sot refuzojmë që të ulemi në autobus në Itali dhe në një moment të vështirë si ky. Prindërit tanë kanë lindur në vende të tjera, por ne ndihemi italianë edhe këtu qëndrojmë. Marwa Mahmoud, midis  12 protagonistëve në film, shpjegon filozofinë e "Unë jam Rosa Parks", me skenar dhe regji nga Alessandro Garilli.

Në atë dhjetor kur Renato Rasce këndonte ‘Arrivederci Roma’, në Alabama një afro-amerikane do të arrestohej, sepse i kishte zënë vendin një burri të bardhë.

Arbër Agalliu, aktivist 

Duhet të pyesin se kush është sot në Itali, Rosa Parks?

Një nga protagonistet e tjera të filmit shprehet se: Jemi të huaj këtu në Itali, por të huaj edhe në vendin e origjinës së prindërve, sepse atje askush nuk na njeh dhe askush nuk na kupton. Jemi të huaj kudo edhe sido. Prandaj një milion djem sot janë Rosa Park”.

“Unë jam Rosa Parks” konkurron në kategorinë e Filmave me Metrazh të Shkurtër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 10/09/2018 01:30

    Kjo mesele filmi ska lidhje fare me Rosa Park e cila beri veprimin e guximshem ne autobus dhe mbeti ne histori ne kujtim te SAJ Sot ne Orange city shteti I NJ eshte shkolla Rosa Park

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular

Të arrestuarit në burgun e Drenovës i gjendet celular