Një vit pa paga, futbollistët e 'Vllaznia B' ultimatum Bashkisë: Tre ditë afat, ose bojkotojmë ndeshjet

Vllaznia B kërcënon me bojkot të ndeshjes së të shtunës ndaj Tërbunit e vlefshme për Kategorinë e parë. Shkak është bërë mos marrja e pagave që prej një viti.

Futbollistët e 'Vllaznisë B' gjatë ditës së sotme kanë bojkotuar seancën stërvitore në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave prej plot një viti. Ata i kanë dhënë ultimatum Bashksië së Shkodrës që deri të premten të gjejë një zgjidhje pasi në të kundërt do të bojkotojnë ndeshjen e së shtunës ndaj Tërbunit të Pukës.

Vllaznia B luan në grupin e play-out të Kategorisë së parë dhe ndodhet në vendin e parafundit me 18 pikë. Bashkia e Shkodrës ka në menaxhim edhe skuadrat e futbollit duke nisur që me Vllazninë e deri tek ekipet e moshave.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un

Koncesioni ‘politik’ PS-Rithemelimi, Korreshi në 'Frontline': Nuk do pengojmë SPAK-un