Një vit shkollë falas në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Ja si të aplikoni në programin YES

Një vit shkollë falas në SHBA? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm: Ja si të aplikoni në programin YES

Foto ilustruese

Ambasada Amerikane në Shqipëri ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë gjimnazistët që kanë dëshirë të jetojnë një vit në Amerikë, ku do të jetojnë dhe shkollohen falas.

Në një postim në Facebook, Ambasada shpjegon se programi YES është i hapur për të gjithë gjimnazistët shqiptarë

Postimi i plotë:

Jeni gati të kaloni një vit në Shtetet e Bashkuara, të mësoni për kulturën amerikane dhe të ndani traditat tuaja me amerikanët? Aplikoni në programin tonë YES, një bursë e plotë e cila i ofron nxënësve të shkollave të mesme në Shqipëri mundësinë për të jetuar me një familje amerikane dhe për të studiuar një vit në një shkollë të mesme amerikane – pa pagesë! Ju mund të regjistroheni paraprakisht online për testimin në Tiranë në adresën: https://bit.ly/2x1FJ4B (Për testimin në Fier më 19 tetor nuk ka nevojë për regjistrim paraprak). Për më shumë informacion dhe detaje, ju lutemi të kontaktoni American Councils në adresën [email protected].

Postimi i plotë i Ambasadës në Facebook

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale