Një zbulim i rrallë në Orikum, kapet në rrjetë një zog i veçantë, shtegtar nga Himalajet (Foto)

Një zbulim i rrallë në Orikum, kapet në rrjetë një zog i veçantë, shtegtar nga Himalajet (Foto)

Fishkëllyesi i murrmë, zogu i rrallë që është kapur në Orikum

Një zog i rrallë është gjetur në Orikum dhe është kapur në rrjetat e studiuesve hungarezë që ndodhen në Shqipëri. Zogu është kapur nga kampi i unazimit në Orikum, ku identifikimi i tij ka përhapur debat dhe gëzim.

AOS shkruan se zogu quhet “fishkëllyesi i murrmë”, dhe është një zog shtegtar. Është e vështirë që të identifikohet në natyrë, por mësohet se pika më e afërt në natyrë me Shqipërinë janë Himalajet dhe kufiri Indi-Pakistan-Nepal.

Fishkëllyesi i murrmë, i kapur në Orikum

Njoftimi i plotë i AOS:

Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj.

Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj. Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita).

Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur,”-shkruan AOS në një postim në faqen zyrtare Facebook.

 Lajme të jashtëzakonshme nga kampi i unazimit në Orikum! Mbrëmjen e 12 Tetorit 2018, në rrjetat e ngritura ra një specie e re që ngjalli debat , diskutim dhe padyshim shumë gëzim.

Studiesit e huaj hungarezë nga MME - Magyar Madártani Egyesület 
dhe shqiptarë nga AOS zbuluan praninë e Fishkëllyesit të murrmë (Phylloscopus fuscatus), një shpend i vogël me peshë 8.2 gr., me gjatësi krahësh 5.4 cm, gjatësi bishti 4.3 cm dhe gjatësi mesatare bisht-kokë 11-12 cm.

Fishkëllyesi i murrmë është specie e re për vendin tonë dhe e pavrojtuar asnjëherë më parë. Ai është mjaft i rrallë në Europë dhe konsiderohet si endacak. Specia është e përhapur kryesisht në Azi dhe pika më e afërt me Shqipërinë janë Himalajet ose kufiri Indi-Pakistan-Nepal siç shihet edhe në hartën e shpërndarjes.

Fishkëllyesi i murrmë folezon në Azinë juglindorë dhe pikërisht në Kinë, Mongoli, Siberi etj. Është kryesisht insektngrënës dhe shtegtar tipik. Pas sezonit të folezimit zbret në Indi, Malajzi, Vietnam, Bangladesh, Kinën jugore etj.

Identifikimi në natyrë i Fishkëllyesit të murrmë është mjaft i vështirë për shkak të ngjashmërisë së lartë me fishkëllyes të tjerë dhe sidomos me Fishkëllyesin e vogël (Phylloscopus collybita). Por shpina tek Fishkëllyesi i murrmë është më e errët dhe në ngjyrë gështenjë. Po kështu këmbët e të murrmit janë në ngjyrë të hapur.

Ky zbulim i jashtëzakonshëm na bën krenarë për kontributin tonë në njohjen më të mirë të faunës së Shqipërisë.

Falenderime për Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura Vlorë. Special thanks for Gergő Halmos and his team! You are super!

Qëndroni me AOS!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik

GJKKO i caktoi masë sigurie arrest në burg, reagon ish drejtori i IMT Qato: Kam zbatuar ligjin, SPAK ka rënë pre e presionit politik