Njeriu i zgjedhjeve / Pse e sulmon PD ‘hambarin’ e votave, Vangjush Dako

Njeriu i zgjedhjeve / Pse e sulmon PD ‘hambarin’ e votave, Vangjush Dako

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit

"Dako" apo Vangjush Dako? Prej disa javësh PD ka vënë në epiqendër të sulmeve të saj politike, Kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Parë në plan të parë duket sikur PD po kryeqëzon Dakon duke insinuar se ai është ‘koka e krimit në Durrës’, ‘hajdut votash’, ‘kusar i lidhur me bandat’, etj., madje duke kërkuar arrestimnin e tij. Artikulimi se është një ‘dosje me nr.339’ në Prokurori nuk përbën ende asnjë provë ndaj Dakos për kriminalizim të tij. Dosje në prokurori ka dhe për disa deputetë të PD për shantazh, falsifikime, mashtrime, shpifje etj., por që nuk kanë ende vulën përfundimtare të drejtësisë. Bie në sy se të gjithë ata që kanë akuzuar Daklon kanë përfunduar në prokurori me akuzën për shpifje. Të akuzuarit për shpifje nuk kanë mundur deri tani që të provojnë se akuzat ndaj tyre  nuk qëndrojnë në këmbë.

Pse Dako në qendër të këtij cikloni?
Në fakt sulmet ndaj Dakos duhen parë në një kontekst shumë më kompleks. Ato duket se kanë vetëm prapavijë politike dhe aspak që të kenë të bëjnë me drejtësinë. Duke zhvendosur epiqendrën e betejës politike në Durrës, praktikisht PD ka lenë të kuptohet se ka ‘kapitulluar’ në Tiranë, aty ku është edhe fushëbeteja kryesore e partive politike në zgjedhje qofshin ato lokale apo politike. Në kushtet kur PD ‘i’a ka mbathur nga Tirana’ dhe epiqendrën e fushatës e ka zhvendosur në Durrës, duket se për PD, Dako është një ‘kockë’ që mund të gëlltitet.

PD hyn në zgjedhjet vendore të 2018 me një disavantazh të theksuar. Ajo drejton vetëm një bashki kryesore që është Shkodra, dhe disa bashki të nivelit të dytë. Asnjë bashki tjetër kryesorte në vend nuk drejtohet nga PD. Në llogaritë elektorale, që rëndomtazi bëhen në prag zgjerdhjesh, PD bën hesap se në kushtet që në Tiranë e ka të pamundur të fitojë, mundësia e vetme e shpresës është të kapë Durrësin me dy qëllime: ose të arrijë ta fitojë, ose të përdorë si sebep për të bojkotuar zgjedhjet mbi të ashtëquajturën fabul të vjedhjes së votës nga bandat dhe krimi. Këto janë edhe arsyet kryesore se pse PD i’a ka mbathur nga Tirana dhe është përqëndruar në Durrës.

Po pse PD mban shpresa në Durrës?
Duke parë trajektoren elektorale të PD në garën për Bashkinë e Durrësit do të ishte një shpenzim i kotë energjish që të bënte një betejë të fortë në Durrës. Por, ik nga Tirana, ik nga Durrësi, Fierin e ka të humbur e të humbur, në Elbasan shanset i ka zero së bashku me Korçën, atëhere lind pyetja se ku duhet të shfaqë ambicie PD për një bashki të madhe? Në këtë kontekst mbetet vetëm Durrësi si shesh beteje të PD në zgjedhjet venbdore. Kjo për faktin se Durrësi ndër vite ka qenë një zonë shumë e luhatshme elektoralisht si në zgjedhje lokale ashtu edhe ato politike.

Kryebashkiaku aktual Vangjush Dako e mori stafetën nga drejtimi socialistit Lefter Koka. Por në vitin 2007, nga një total prej rreth 38 mijë votash, Dako fitoi përballë demokratit Armand Teliti vetëm me një diferencë prej 308 votash. 11 vite më parë diferenca ka qenë mjaft e ngushtë. Por në zgjedhjet e 2011 për Bashkinë Durrës, Dako mori 33 368 vota, ndërsa kandidfati i PD Ferdinand Xhaferraj, mori 29 785 vota. Diferenca 3583 vota më tepër Dako. Në 4 vite Dako 10 fishoi votat përballë PD, gjë solli edhe një plus të madh për koalicionin PS- LSI në zgjedhjet e 2013, ku PS mori 4 mandate PD 2. Por si të mos mjaftonte kjo, Dako siguroi mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet e korrikut 2015, me një diferencë të thellë prej 13 mijë e 710 votash ndaj kandidates së PD Grida Duma, duke e fundosur tërësisht PD në Durrës. Dako mori 55972 vota ndërsa Duma 42 262 vota.

Nga 308 vota diferencë me të cilën Dako fitoi zgjedhjet në 2007, tani ai e ka çuar diferencën në mbi 13 mijë. Kjo rritje natyrisht ka ndikuar edhe në prodhimin e mandateve për deputet në favor të PS me 4 mandate, përkundër nga 1 që ka PD dhe  1 LSI. Nga kjo panoramë kuptohet se PD thuajse ka zero shanse që të rimarrë Bashkinë e Durrësit pas 16 vitesh që drejtohet nga PS. Por rrethanat duket e kanë detyruar PD që të zhvillojë këtë betejë në Durrës, ku mendon se mund të ketë më shumë shanse se sa ka në Tiranë. Ndaj si fazë të parë ka nisur fushatën e diskretitimit ndaj Dakos për t’i hapur rrugën më pas kandidatit të saj për kryebashkiak.

A po sulmohet Vangjush Dako apo “Dako”?
Në fakt PD më shumë sesa Dakon po përpiqet të sulmojë fenomenin ‘Dako’, i cili nëpërmjet ndryshimeve në Durrës ka arritur të jetë konkret dhe të shumëfishojë votat për subjektin politik që e ka kandiduar. Kjo është parë edhe në zgjedhjet vendore dhe ato politike. Në këtë kuptim sulmi ndaj Dakos ka të bëjë me modelin e një kryebashkiaku i cili arrin të progresojë votat e partisë duke i’u referuar edhe pikës nga ku ai është nisur.

Zgjedhjet dhe mënyra e votimit në Shqipëri është kanalizuar shpesh mes realiteteve dhe legjendave urbane se vota blihet, shitet, se liron vrasës nga burgu për vota, se dënd me ‘ilace’ kryetarin e KQZ për të dhënë mandate të grabitura ‘ditën për diell’, etj., etj. Këto tashmë janë bërë klishe. Halli është në tjetër vend, ‘kur s’ke pulën, përpiqesh të hash dhe sorrën”…nëse e kap dot’./Javanews/

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 13/11/2018 10:24

    ku eshte kjo lavatrice . ti presim ujin te pakten.

    Përgjigju
  • Popull: 12/11/2018 06:57

    Po ca po flet O anal_ist Dakon e di dhe budallai fshatit që është lavatrice parash të Pista.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës

Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës